• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Rritet numri i bizneseve të huaja në vend
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Rritet numri i bizneseve të huaja në vend

21 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në vendin tonë, në vitin 2017, u rrit me 11,6 %, krahasuar me 2016. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të ndërmarrjeve të huaja gjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarave.

Sipas Instat, ndërmarrjet nga këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 58,8 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 17,7 % të tyre.

Në vitin 2017, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 66,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11,8 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë, 21,5 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Treguesit kryesorë ekonomikë

Në vitin 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 18,7 % të të punësuarëve gjithsej në ekonominë vendase, nga 16 % që kishin punësuar në vitin 2016.

  • Shitjet neto të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, në vitin 2017, përbëjnë 30,3 % të shitjeve neto gjithsej të bizneseve në vend, nga 22,7 % që ishte në vitin 2016.
  • Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 30,4 % e investimeve gjithsej, në vitin 2017 nga 46,9 % që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta, realizuan 49,2 % të eksporteve gjithsej nga 48,2 % në vitin 2016. Ndërsa, këto biznese gjatë vitit 2017, realizuan 28,8 % të importeve gjithsej nga 29,0 % në vitin 2016.

Investimet e Huaja Direkte (IHD)

Stoku i Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2017, është rritur me 13,7 %, në krahasim me 2016. Në fund të vitit 2017, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut të IHD-ve me 56,9 %, të dominuara nga Greqia me 18,9 % dhe Hollanda me 12,8 %.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E STUDENTËVE/ Universiteti i Korçës: Administrata vjedh paratë, naftën e librat, abuzim me dietat
Previous article SHERR MES KEJVINËS DHE OLIMPIAS/ Ermal Mamaqi i FILMON në mes të rrugës (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT