• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT REKORD TË EMIGRANTËVE NË BRITANI/ 972 njerëz me 22 varka, kaluan Kanalin Anglez vetëm të shtunën, veçohen shqiptarët
Home
Aktualitet
Kronikë

SHIFRAT REKORD TË EMIGRANTËVE NË BRITANI/ 972 njerëz me 22 varka, kaluan Kanalin Anglez vetëm të shtunën, veçohen shqiptarët

14 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe ka arritur deri më tani këtë vit në më shumë se 40.000, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Sipas shifrave të saj, 972 njerëz, me 22 varka, kanë kaluar kanalin vetëm të shtunën, duke çuar totalin në 40.885.

Ministria e Mbrojtjes tha se shifra është rekorde dhe veçoi emigrantët shqiptarë, iranianë dhe ata afganë.
“Gjatë gjithë vitit të kaluar janë regjistruar 28.526 kalime të kanalit – shifër edhe kjo rekorde për kohën”, tha ministria.

Shifrat në rritje vënë presion mbi Qeverinë britanike, pasi Partia Konservatore në pushtet e ka bërë trajtimin e emigracionit prioritet kryesor të sajin.

Çështja është bërë, po ashtu, shkak tensionesh me Francën, nga ku nis Kanali Anglez. Dy vendet janë duke bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Ato nënshkruan mëngjesin e së hënës një marrëveshje me vlerë prej 72.2 milionë eurosh, për forcimin e kontrolleve policore.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, priti homologen e tij britanike, Suella Braverman, në Paris, për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Është në interesin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë problem kompleks”, tha Braverman në një deklaratë pas takimit.

Braverman, ditë më parë, e ka cilësuar fluksin e imigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar si “pushtim”.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se komentet e tilla janë “të tmerrshme”.

Mediat në Britani kanë raportuar të shtunën për një protestë të komunitetit shqiptar në Londër kundër komenteve të ministres Braverman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Kovaçevski: Marrëdhëniet tona, shembull i fqinjësisë së mirë. Anëtarësimi në BE...
Previous article NËNSHKRUHET MARRËVESHJA 72 MILIONË EURO/ Për të ndaluar emigrantët shqiptarë të kalojnë me gomone drejt Anglisë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT