Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar statistikat e nxjerra nga Ministria e Brendshme se i përket krimit në Shqipëri, si të turpshme dhe një mashtrim të madh.
I ftuar në ABC news, ish-kryeministri deklaroi se sot nuk ke kujt ti besosh, pasi ministri flet për bandat Rama thotë nuk kemi banda.
‘Të gjitha goditjet janë bërë pas denoncimit të opozitës ose pas përplasjeve me armë të grupeve të armatosura. Për Ramën që sot e tutje do ta quajmë Kallam Dështaku. Pra Rama thotë ne s’kemi banda kemi rrugeçër.
Dje i ranë atij kryetarit të PD-së së Ulzës, dhe e dhanë këta tentativë vetëvrasje, ppor ai nuk kishte as mundësi vetëvrasjeje. Statistikat e tyre janë të turpshme. Ndërkombëtarët kanë qenë më kritikë se kurrë me Shqipërinë.
PE voton që të mos ketë datë për negociatat me Shqipërinë. Dje po lexoja një nga të përditshmet më serioze të Europës. Nuk është më parlamenti por Komisioni Evropian, që bllokon hapjen e negociatave për Shqipëri.
Kjo tregon se Rama dhe qeveria e tij ecin në drejtim të kundërt. KE e kuptoi që Rama po kanalizon vendin. KE e kuptoi që ajo që u nis si refomë në Drejtësi, përfundoi si një drejtësi në xhepin e Edi Ramës’, deklaroi Berisha.


