• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Kush janë imigrantët që jetojnë në Shqipëri, kryesojnë evropianët, pas tyre vijnë aziatikët
Home
Sociale

SHIFRAT/ Kush janë imigrantët që jetojnë në Shqipëri, kryesojnë evropianët, pas tyre vijnë aziatikët

12 February, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë katër viteve, nga 2019 deri në 2022-shin, numërohen 20 268 shtetas të huaj me qëndrim në Shqipëri, të cilët vijnë kryesisht për të punuar, si studentë, por edhe si azilkërkues.

Shifrat, janë rezultat i një analize të qeverisë të bërë nga Ministria e Brendshme, për migracionin, ndërsa të dhënat janë marrë nga Regjistri Elektronik për të huajt.

Gjatë 2019–2022, 78.3% e imigrantëve të rregullt ishin evropianë, 10.4% afrikanë, 5.6% aziatikë dhe 5.5% amerikanë.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që qëndrojnë në Shqipëri ka mbetur përafërsisht në nivelin 0,45% të popullsisë në Shqipëri.

Numri i përgjithshëm i migrantëve nga viti 2019–2022 është rritur me 11.5%’- thuhet në raport. Sa i takon gjinisë, nga kontinenti evropian dominon gjinia mashkullore, duke përfaqësuar një numër pothuajse dy herë më të madh sesa femrat.

Për vitin 2022, nga imigrantët evropianë, rreth 33.3% ishin italianë, 12.9% ishin turq, 34.7% ishin nga Kosova. Rreth 58.1% e imigrantëve aziatikë ishin nga India dhe 21% nga Kina. Imigrantët nga SHBA-ja përbënin 73.3% të emigrantëve të kontinentit amerikan, ndërsa kanadezët 26.7%, duke shënuar një rritje nga vitet e mëparshme. Nga vendet afrikane, 41.1% ishin nga Egjipti dhe 27.7% nga Siria.

Në grupin e shtetasve të huaj nga Afrika dhe nga Azia me qëndrim në Shqipëri, përgjatë vitit 2022, 764 imigrantë ishin nga Turqia, 373 nga India, 171 nga Siria, e 111 nga Afganistani.

Sipas motiveve të qëndrimit, numrin me të madh të të huajve e përbëjnë ata që qëndrojnë në Shqipëri për arsye punësimi, me afat mbi 12 muaj. Ata janë kryesisht meshkuj dhe përqendrohen më së shumti në qytetin e Tiranës.

‘Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në tregun shqiptar të punës ka ardhur në rritje. Tirana ka numrin më të madh të të huajve që punojnë, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe të Vlorës. Të huajt punojnë kryesisht si punëmarrës dhe një kategori më e vogël si të vetëpunësuar, dhe/apo si investitorë. Punonjësit me shtetësi të huaj hyjnë në tregun vendës të punës në ata sektorë ku punëdhënësit nuk arrijnë të gjejnë fuqi punëtore në vend. Sektorët kryesorë janë teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, industria përpunuese dhe nxjerrëse dhe tregtia me shumicë e pakicë, sektorët e ndërtimit dhe e aktiviteteve të shërbimeve të tjera.’- thuhet në raport.

Sa i takon gjinisë, në të gjitha vitet duket se mbizotërojnë lejet e qëndrimit të lëshuara për meshkujt krahasuar me femrat, siç shihet në figurën e mëposhtme.

Sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), gjatë vitit 2022, u pranuan dhe shqyrtuan 10 143 kërkesa për leje qëndrimi nga shtetasit e huaj. Të dhënat sipas grup-moshave tregojnë se ka një rritje të të huajve me qëndrim në vend mbi moshën 30–39 vjeç. Kryesisht kërkesat për azil janë për bashkim familjar, punësim, humanitar si dhe studime.

Ashtu si shumica e personave me leje qëndrimi, edhe pjesa më e madhe e aplikantëve të rinj janë përqendruar në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Lidhur me shtetasit ukrainas, të cilët janë trajtuar me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, siç vërehet në figurën e mësipërme, numri është rritur nga 17 në vitin 2019, në 26 në vitin 2022.S

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË GAZA/ Britania e Madhe: Mjaft më, Izraeli të ndalojë sulmet menjëherë dhe të reflektojë
Previous article FATBARDHA PALI I LA AMANETET PËR TË ATIN/ Djali i del kundër: Mami e tradhtoi me dikë që kishte lidhje pune

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT