• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Krizë kulturore në Shqipëri: Më shumë shfaqje por më pak spektatorë
Home
Kulturë

SHIFRAT/ Krizë kulturore në Shqipëri: Më shumë shfaqje por më pak spektatorë

2 August, 2018 k.autor Ekonomi, Kulturë

Shfaqjet kulturore kanë qenë më të shumta në tremujorin e dytë të vitit por spektatorët që kanë mbushur sallat kanë qenë më të pakët në raport me një vit më parë.

Instituti i Statistikave publikoi shifrat për kulturën duke dhënë në detaj ecurinë e aktiviteteve në institucionet kryesore si teatrot, muzetë apo biblioteka.

“Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e dytë 2018 është 279, duke pësuar një rritje me 28,6 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 49.678, duke pësuar rënie me 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2018 është 178 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rënie me 28,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 119 shfaqje/ekspozita në tremujorin e dytë 2018. Numri i spektatorëve në tremujorin dytë 2018, është 14.702, duke shënuar rritje prej 34,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri mesatar i spektatorëve në Teatrin Kombëtar Eksperimental, gjatë tremujorit të dytë 2018, është 124 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rënie prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raportin e INSTAT.

Po kështu numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë2018, është 75 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 31,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 8.274 duke shënuar rritje me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

“Numri mesatar i spektatorëve në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë 2018 është 110 spektatorë/vizitorë për shfaqje, duke pësuar rënie me 15,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” vlerëson INSTAT.

Muzetë

Muzetë duket se janë pjesa në atraktive e aktiviteteve kulturore. “Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e dytë 2018, është 104.382, duke shënuar rritje me 85,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 67,9 %, ndërmjet tremujorit të dytë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 120.257, me një rritje prej 67,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.

Biblioteka frekuentimi “në rënie të lirë “

“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare, në tremujorin e parë 2018, ka pësuar rënie me rreth 38,0 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në tremujorin e dytë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.832 botime, 44,9 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 392 ishin tituj të rinj dhe 1.440 ekzemplarë të rinj” vlerëson INSTAT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA E GJYQTARI HIDHET NGA BALLKONI/ Tmerrohen banorët, DËSHMITË: Truri ishte shpërndarë...
Previous article Murgu akuzohet për ngacmim seksual ndaj murgeshave, tempulli e mbron

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT