• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Ja sa variojnë tarifat në rrugët e shteteve si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Kroacia etj (Shqipëria më e LIRA)
Home
Sociale

SHIFRAT/ Ja sa variojnë tarifat në rrugët e shteteve si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Kroacia etj (Shqipëria më e LIRA)

27 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Debati i sotëm publik mbi koncesionin e Rrugës së Kombit është një debat i së kaluarës në vendet fqinje. Vendet që janë në kufi me Shqipërinë kanë kohë që procedojnë në këtë mënyrë për të mos folur pastaj për shtetet e forta të BE-së apo SHBA-në që e kanë praktikë rutinë. Madje, ato kanë shumë akse me pagesë edhe pse me gjatësi shumë më të vogël

Por për të kuptuar më mirë se si është në fakt realiteti sot në Ballkan dhe Europë e për të kuptuar se si politika i trajton akoma shqiptarët sikur s’kanë dalë kurrë jashtë vendit, po ju sjellim më poshtë realitetin e kostove në disa shtete kufi apo me gjerë.

Greqia nga një studim ka tarifa 0,07 Euro/km, Maqedonia 0.06 Euro/km. Shqiperia 0.04 Euro/km. Kjo tregon se tarifat në Rrugën e Kombit janë më të ulëtat.

Në Maqedoni janë shtatë akse rrugore me pagesë. Pagesa varion nga 0,5 euro deri në 5,5 euro, në varësi të aksit rrugor. Në Malin e Zi, pagesa përdoret për rrugët që kanë pasur një kosto të madhe inxhinierike për ndërtimin e tyre. Aksesi në tunelin që shkurton rrugën nga Podgorica për në Bar dhe Ulqin kushton 2,5 euro një drejtim. Një pagesë 4,5 euro aplikohet në segmentin e Tivatit, në rast të përdorimit të transportit ujor për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Përndryshe, kushdo mund të zgjedhë rrugën malore të Kotorit, e cila të nxjerr në të njëjtin destinacion për 1,5 orë.

Në Greqi autostradat janë të shfrytëzueshme vetëm me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 3-14 euro, ndërsa për autobusa arrin deri në 65 euro. Në Serbi, pesë akset kryesore rrugore të vendit janë me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 1.5 – 6 euro dhe për mjetet e rënda nga 10.5 në 40 euro. Kroacia, gjithashtu ndërtoi një autostradë moderne që përshkron të gjithë vendin nga jugu në veri, duke vendosur një pagesë me të cilat amortizon kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Autostrada që nis nga Plloçe, pranë Dubrovnikut, deri në Zagreb, rreth 330 kilometra e gjatë, ka një pagesë prej 35 eurosh. Dalja në kufi me Hungarinë edhe 6,5 euro shtesë. Në Itali, kostoja shkon në rreth 10 cent për kilometër autostradë. Hipotetikisht, një rrugë Tiranë-Durrës në Itali do të kushtonte rreth 600 lekë./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah dhe Messi “hapin krahun”, më i miri i 54 kampionateve kryesore europiane luan në Portugali
Previous article Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

F.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT