• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Ja nga cili shtet EMIGRANTËT sjellin më shumë të ARDHURA në Shqipëri
Home
Sociale

SHIFRAT/ Ja nga cili shtet EMIGRANTËT sjellin më shumë të ARDHURA në Shqipëri

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Pew Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri në shtetet e tjera në vitin 2016.

Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, si psh banka dhe biznese të tjera që transferojnë paratë.

Shteti, nga i cili ne marrim më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është një tjetër shtet fqinj, Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.

Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.

Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollarë.

Raporti i Pew jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro, ky kryeson Serbia me 75 milionë euro e ndjekur nga Kroacia me 31 milionë euro. Këto të dhëna për transfertat dalëse janë shumë më të mëdha se ato që raporton Banka e Shqipërisë (shënim i Monitor).

Remitancat globale

Në botë, vlerësohet se rreth 574 miliardë (USD) u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore. Ky është rënia e dytë e remitancave globale që nga kriza globale financiare. Përkundër kësaj rënieje të fundit, remitancat e dërguara nga migrantët janë ende rreth dyfish më shumë se ato që ishin një dekadë më parë, përpara rënies së mprehtë të ekonomisë globale gjatë fundit të viteve 2000.

Vlerësimi i remitancave në mbarë botën është i vështirë, sepse shumë vende nuk ndjekin fondet që dërgohen ose pranohen. Bazuar në të dhënat që është në gjendje të mbledhë, Banka Botërore ka përdorur një model statistikor për të vlerësuar sasinë e parave që vijnë nga çdo vend dërgues në secilin vend pritës. Për shkak se këto shifra janë vlerësime, ekziston një hapësirë për gabim. Për shembull, remitancat totale hyrëse ose dalëse për disa vende mund të mos jenë të njëjta me dërgesat aktuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Menaxheri i Pastores jep “ok”-in, Interi duhet të bindë PSG-në
Previous article Brigitte Bardot publikon LIBRIN-TESTAMENT në mbështetje të kafshëve

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT