• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla

24 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT. Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore, ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur rënie prej 3% në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve është rritur me 4%.

Në 2016, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra me qarqe, vëmë re se në Qarkun e Tiranës, kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që zotërohen apo drejtohen nga burrat në 2016, të përqendruara më shumë në Qarkun e Tiranës sërish kanë pasur rënie nga 39,3% në 27,93%, gjithashtu ka pasur dhe një rënie rreth 3% për gratë në Qarkun e Tiranës, krahasuar me vitin 2011. Ndërmarrjet e reja në vitin 2016 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Kjo vlen si për ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuara nga gratë, ashtu edhe nga burrat. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016.

Në rritje, interesi për huatë
Sipas INSTAT, për periudhën 6-vjeçare (2011-2016) të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë pasqyrojnë një trend rritës për kredimarrjen për të dyja gjinitë, duke ruajtur dhe diferencat pothuajse të njëjta midis tyre. Numri i grave kredimarrëse është pothuajse sa gjysma e burrave, sikurse dhe shuma mesatare e kredisë së marrë nga një grua është sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një burrë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlera totale e tyre, sipas gjinisë, na tregojnë se gjatë vitit 2016, numri i grave kredimarrëse ka shënuar rritje, ndërsa kreditë që ato marrin duket të jenë me vlera relativisht të vogla. Burrat kredimarrës kanë pësuar një rënie gjatë 2016, por sërish ata vazhdojnë të dominojnë në numrin e kredive të marra dhe me vlera më të larta sesa gratë.

Monitor 856.indd
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PUBLIKON VIDEON/ Me historinë prekëse të Denisit, që sot është një shembull për t'u marrë nga të gjithë
Previous article LIDHJE ME MAFIAN/ Sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 1.5 mld euro

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT