• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Eurostat: Të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare janë më të ulëtat në Europë
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Eurostat: Të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare janë më të ulëtat në Europë

13 January, 2023 s.autor Ekonomi

Familjet shqiptare dhe individët kanë më pak të ardhura të disponueshme, të matura sipas fuqisë blerëse në Europë (të dhënat për Kosovën munogjnë).

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme që may të ardhurat totale të një familjeje, pas taksave dhe zbritjeve të tjera, që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes (të konvertuar në të rritur). Treguesi shprehet sipas standardeve të fuqisë blerëse për banor (PPS).

Për Shqipërinë treguesi është 4,385 PPS, që i referohet vitit 2020, nga rreth 18 mijë PPS që është për mesataren e Bashkimit Europian (për 2020-2021), ose sa 24.4% e mesatares europiane. (mediana nënkupton që gjysma e popullsisë ka të ardhura të disponueshme më të ulëta se 4,385 PPS dhe gjysma më shumë).

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me gati 6 mijë PPS, Serbia (6,602), Turqia (6620), Mali i Zi (6861).

 

 

Sipas Eurostat, Të ardhurat ekuivalente të disponueshme llogariten në tre hapa:
– mblidhen të gjitha të ardhurat monetare të marra nga çdo burim nga çdo anëtar i një familjeje; këto përfshijnë të ardhurat nga puna, investimet dhe përfitimet sociale, plus çdo të ardhur tjetër të familjes; tatimet dhe kontributet shoqërore që janë paguar, zbriten nga kjo shumë;

– për të pasqyruar ndryshimet në madhësinë dhe përbërjen e një familjeje, të ardhurat totale (neto) të familjes pjesëtohen me numrin e ‘të rriturve ekuivalent’, duke përdorur një shkallë standarde (ekuivalente): shkallën e modifikuar të OECD; kjo shkallë u jep një peshë të gjithë anëtarëve të familjes (dhe më pas i mbledh këto për të arritur në madhësinë e barabartë të familjes):
-1.0 për të rriturin e parë;
-0,5 për personin e dytë dhe secilin pasues të moshës 14 vjeç e lart;
-0.3 për çdo fëmijë të moshës nën 14 vjeç.

Së fundi, shifra që rezulton quhet e ardhura e disponueshme ekuivalente dhe i atribuohet në mënyrë të barabartë secilit anëtar të familjes.

Ky tregues është në linjë me renditje të tjera të Eurostat që e nxjerrin Shqipërinë të fundit, si për të ardhurat për frymë, ashtu dhe konsumin individual për frymë.

Europa

Në vitin 2021, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin 18 019 PPS për banor në BE. Ai ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 32 132 PPS në Luksemburg, në 8 703 PPS në Rumani.

Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, veçanërisht në Luksemburg (32 132 PPS), Holandë (24 560 PPS), Austri (24 450 PPS) dhe Gjermani (23 401 PPS).

Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare Jugore dhe Lindore, veçanërisht në Rumani (8 703 PPS), Bullgari (9 375 PPS), Greqi (9 917 PPS) dhe Hungari (9 982 PPS). Monitor

Monitor 2
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Shqiptari organizoi arratisjen spektakolare nga furgoni i policisë, plagosi veten dhe…
Previous article "LUIZI NUK E DO KIARËN"/ Tea habit me deklaratën

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT