• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E POLICISË GREKE/ Veriu i Greqisë “mbytet” nga hashashi shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

SHIFRAT E POLICISË GREKE/ Veriu i Greqisë “mbytet” nga hashashi shqiptar

17 August, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën e Epirit, kryesisht në Janinë.

“Kathimerini” shkruan se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike vjen nga Shqipëria, për t’u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Evropës. Hashashi kalon nga kufiri shqiptaro-grek përmes rrugëve të ndryshme. Sipas një raporti të policisë greke, grupet kriminale kanë sofistikuar edhe format e trafikimit. Lënda narkotike fshihet në objekte dhe materiale të ndryshme.

Për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ishte 9.2 ton. Vihet re një rritje prej 232% e rasteve të trafikut të drogës, që janë goditur nga policia greke. Kurse gjatë këtyre muajve për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë. Në të gjitha këto aksione ka pasur 306 të arrestuar, kryesisht shqiptarë. “Kathimerini” shkruan se për të goditur trafikun e drogës në kufirin greko-shqiptar, policia vepron në grupe të vogla dhe fleksible.

Një pjesë e goditjeve ndaj grupeve kriminale bëhen pikërisht në kufirin e gjelbër. Në bazë të informacionit që kanë autoritetet helene, nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë forcat policore mobilizohen në zonën e dytë, kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e lëndëve narkotike. Për të luftuar këtë fenomen kriminal, në ndihmë të autoriteteve që “luftojnë” në kufirin e gjelbër me trafikantët, janë shtuar edhe punonjësit e “Frontex”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJEKJE NGA POLICIA DHE AKSIDENT SI NË "FILMA"/ Dëshmitari: Makina po ecte, shoferi u hodh dhe...
Previous article Pentagoni: Kina po trajnon pilotët për misione që synojnë SHBA-në

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT