• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT E LARTA TË COVID-19/ Rusia shënoi rekord të vdekjeve nga virusi në tetor
Home
Nderkombetare

SHIFRAT E LARTA TË COVID-19/ Rusia shënoi rekord të vdekjeve nga virusi në tetor

3 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia Shtetërore e Statistikave në Rusi ka thënë se kanë shënuar 74, 893 vdekje gjatë tetorit të lidhura me koronavirusin, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve mujore derisa vendi po përballet me një valë të re infektimesh.

Një raport statistikor i publikuar të premten (më 3 dhjetor) tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin nga prilli i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 është më shumë se 537,000.

Sipas këtij raporti, nga 75,000 vdekjet në tetor, 58,822 ishin drejtpërsëdrejti të shkaktuara nga COVID-19, derisa 9,912 vdekje të tjera ka gjasa të jenë shkaktuar nga virusi por nuk është konfirmuar nga testimet.

Në 1,141 raste, virusi “në mënyrë të konsiderueshme” kontribuoi në komplikime fatale të sëmundjeve të tjera si dhe 5,018 persona testuan pozitivë me COVID-19 por vdiqën nga shkaqe të tjera.

Zëvendëskryeministrja, Tatyana Golikova, tha të premten se mortaliteti i përgjithshëm i Rusisë u rrit për 20.3 për qind në tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2020, duke ia atribuuar të gjithë rritjen e mortalitetit sëmundjes COVID-19.

Rusia në muajt e fundit është përballur me rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus me shifra zyrtare të infektimeve dhe vdekjeve që arrijnë rekorde të larta. Kjo valë ngadalësoi vetëm në javët e fundit.

Rritja erdhi në mes të një shkalle të ulët të vaksinimit dhe moszbatimit të masave publike kufizues. Më shumë rajone këtë javë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi moshën 60 vjeç si një përpjekje për t’i rritur numrat e vaksinimit.

Rreth 40 për qind e popullsisë afro 146 milionëshe të Rusisë, është vaksinuar plotësisht, edhe pse shteti kishte një vaksinë të prodhuar brenda vendit- Sputnik V- më herët se shumica e botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRISJA NJË SHENJË NGA BORA"/ Donaldi flet për marrëdhënien me të dhe lidhjen me Beatrix
Previous article POLEMIKA TEK INTER/ Lautaro dhe Calhanoglu përplasin “brirët” për penalltitë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT