• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E KRIMIT NË SHQIPËRI: Nga vrasjet e droga tek pasuria dhe vjedhjet e banesave (FOTO)
Home
Sociale

SHIFRAT E KRIMIT NË SHQIPËRI: Nga vrasjet e droga tek pasuria dhe vjedhjet e banesave (FOTO)

29 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Krimi ne vend duket se ka ndryshuar “kurs” duke kaluar nga vrasjet e droga tek vjedhja e pasurisë, vjedhja e banesave por edhe krimi kundër shëndetit.
Instituti i Statistikave publikoi statistikat për krimet në tremujorin e fundit të vitit 2017 ku refletkohen edhe ndryshimet në raport me një vit më parë. Sipas INSTAT tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 10 vrasje me dashje, duke shënuar një ulje me 41,2 %, krahasuar me tremujorin e katër 2016. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha ato vepra penale kundër jetës të kryera me dashje.

“Në vitin 2017 janë evidentuar 50 vrasje me dashje, me një rënie prej 29,6 %, krahasuar me vitin 2016. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë në tremujorin e katërt 2017 është 44, dhe u rrit me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, për këtë kategori, në vitin 2017 janë evidentuar 183 vepra penale, duke shënuar një rritje me 15,1 %, krahasuar me 2016” vlerëson INSTAT.

Po kështu sipas statistikave në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 21 krime seksuale, duke shënuar një ulje me 41,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016. Në vitin 2017 janë evidentuar 113 krime seksuale, duke shënuar një rënie me 5,8 %, krahasuar me vitin 2016. Numri i veprave penale të evidentuara për krime kundër shëndetit, në tremujorin e katërt 2017, është 35, me një rritje prej 52,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Këtu bëjnë pjesë ato vepra që synojnë t’i shkaktojnë lëndime të rënda trupore një personi.

Rritja më e madhe në gjithë grupet është vënë re tek krimet kundër shëndetit. Në vitin 2017 janë evidentuar 137 krime kundër shëndetit, duke shënuar një rritje me 14,2 %, krahasuar me vitin 2016.

“Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 454 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 27,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Ndërkohë në vitin 2017 janë evidentuar 2.120 krime në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 35,2 %, krahasuar me vitin 2016. Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 1.432 vjedhje të pasurisë, me një rritje 19,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Në këto vepra bëjnë pjesë të gjitha ato vepra që synojnë përfitimin e pasurisë së tjetrit në mënyrë të padrejtë si vjedhje automjetesh, vjedhje kompanie, lokale tregtie etj. Në vitin 2017 janë evidentuar 5.096 vjedhje të pasurisë, duke shënuar një rënie me 9,6 %, krahasuar me vitin 2016.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2017, është 300, duke shënuar një rritje me 15,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2017 janë evidentuar 1.145 vjedhje banese, duke shënuar një rënie me 5,8 %, krahasuar me 2016” thuhet në raportin e INSATAT. /monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zhvillohet Kampionati Individial Dimëror i atletikës, ja fituesit
Previous article "PYLLEZIMI" i Tiranës/ Qytetarët bëhen bashkë dhe mbjellin dhjetra pemë të reja (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT