Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë e 800 personave.
Mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa një numër i madh njerëzish kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Qeveri të ndryshme dhe organizata të shumta ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Pjesa qendrore e Turqisë dhe veriperëndimi i Sirisë mëngjesin e së hënës u tronditën nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi qindra e qindra viktima dhe plagosi mijëra të tjerë.
Tërmeti me magnitudë 7.8 shembi një numër të madh ndërtesash, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.


