Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 213.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci”, njofton Ministria e Shendetesise.
Nga perditesimi i fundit i te dhenave behet e ditur se gjate 154 persona kane rezultuar pozitive me COVID-19, duke e cuar keshtu ne total numrin e te infektuarve ne 6971.


