282 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar gjithashtu se kanë humbur betejën me virusin, 5 persona.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
184 TË SHËRUAR DHE 282 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive.


