Ditën e sotme janë raportuar 12 raste të reja me Covid në Fier.
Rastet e reja të raportuara për 24 orët e fundit mësohet se e kanë marrë infeksionin në dasma dhe në plazhe, të cilat kanë qenë dy aktivitetet më të zhvilluara së fundmi.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë me Covid në vendin tonë, 2 prej të cilëve pa sëmundje shoqëruese.
Ndërkaq janë regjistruar 140 raste të reja me Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Nga këto 72 raste janë në Tiranë, e cila vijon të jetë një vatër e nxehtë.


