• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ 68 të vrarë në 2018-n, si lidhen vrasjet me krimet për drogë katër vitet e fundit
Home
Breaking News

SHIFRAT/ 68 të vrarë në 2018-n, si lidhen vrasjet me krimet për drogë katër vitet e fundit

25 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri, në vitin 2018 humbën jetën nga vrasjet e qëllimshme 68 persona, nga të vilët 53 ishin burra dhe 15 ishin femra, sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Numri ishte më i lartë sesa autorët e vrasjeve me dashje, që ishin gjithsej 60, për shkak se një person mund të ketë shkaktuar më shumë se një viktimë, siç ishte rasti i masakrës së Selenicës që vrau 8 të afërm në verë të vitit të kaluar.

Në raport me një vit më parë, numri  i viktimave që kanë humbur jetën nga vrasjet ka mbetur i pandryshuar në 68, por në 2017-n kishte më pak femra të vrara (12) dhe më shumë meshkuj (56).

INSTAT i raporton të dhënat e detajuara, për numrin e të dëmtuarve sipas veprave penale dhe gjinisë, që nga viti 2015.

Nga të dhënat rezulton se numri më i lartë i viktimave nga vrasjet ishte në vitin 2016, me 99 të tillë, nga të cilët 82 ishin meshkuj. Kjo periudhë përkon me masivizimin e kultvimit të kanabisit në vend, ku siç është pranuar zyrtarisht kishte rreth 2,000 plantacione të mbjella. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes  vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. Një tjetër tabelë e INSTAT nxjerr në pah se në 2016-n kemi dhe numrin më të lartë të krimeve në fushën e drogës, me rreth 3,200 të tilla, nga rreth 2,000 që ishte mesatarja e viteve të tjera.

Edhe 2019-a nuk ka nisur mbarë, ku vetëm javën e kaluar u shënuan katër vrasje në vend.

Deri në fund të vitit 2017, në vend kishte 992 të burgosur për vrasje, nga të cilët 18 ishin femra. Në raport me 2015-n, kur në bursi ishin 1470 persona për vrasje, numri i tyre ka rënë me 32%, kryesisht për shkak të amnistive të kryera.

Ndërsa numri i të burgosurve për krimet e drogës, në 2017-n ishte rreth 1600, duke “zënë” burgjet shqiptare, teksa përbënte gati 30% të totalit të të burgosurve në vend.

Në raport me popullsinë, në 2018-n, Shqipëria rezulton me rreth 2.5 vrasje për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të Zyrës Kundër Drogave dhe Krimeve të Kombeve të Bashkuara (UNODC), që i referohen vitit 2016, në rajon, Shqipëria është e dyta për nga numri më i lartë i vrasjeve në raport me popullsinë. I pari është Mali i Zi (4.34), më pas vjen Shqipëria, pastaj Kosova (1.6) Maqedonia (1.59), Serbia (1.39), Bosnja (1.28).

Në Europë vrasjet më të mëdha shënohen në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Rusia (10.8 vrasje për 100 mijë banorë),  Ukrania (6.3), Turqi (4.3). Në vendet e Europës Perëndimore, ky tregues luhatet në rreth 1 vrasje për 100 mijë banorë. Shtetet ku ndodhin më pak vrasje janë Sllovenia, Islanda, Norvegjia etj.

Në botë, rekord për vrasjet e qëllimshme mbajnë shtete si Venezuela (56.5), Brazili (29.5), Kolumbia, me 25.5 vrasje për 100 mijë banorë, Meksika (19.3) etj, me dy të fundit që njihen për kartelet e fuqishme që kanë në fushën e drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM SHKUAR ME NJE 35 VJEÇARE"/ John Shahu befason me deklaratën (FOTO)
Previous article E DINIT? Këto janë tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT