• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ 190 milionë lekë për një vit, KQZ: Ja sa para marrin 6 parti
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ 190 milionë lekë për një vit, KQZ: Ja sa para marrin 6 parti

28 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Plot 190 milionë lekë të rinj nga buxheti i shtetit do tu shpërndahen të hënën 6 partive politike si mbështetje financiare për vitin 2018.

Vendimi do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa zbardhet tabela e ndarjes së parave, ku vihet re se fondet ndahen mes 5 partive parlamentare dhe një partie jo parlamentare.

Pjesën e luanit e përfiton Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila do të marrë rreth 85 milionë lekë të rinj për vitin 2018.

E dyta renditet Partia Demokratike e cila merr 51.8 milionë lekë, ndërsa Levizja Socialiste për Integrim do të marrë 26 milionë lekë të rinj për këtë vit që sapo nisi.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të përfitojë 10 milionë lekë, parti e cila ka në parlament 3 deputetë.

Lista e Barabartë e drejtuar deri pak ditë më parë nga Ben Blushi, për shkak të votave të marrë në nivel kombëtar, do të marrë 6.5 milionë lekë, ndërkohë që Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, falë kandimit të Tom Doshit dhe mandatit të fituar prej tij në Shkodër, do të marrë 6.3 milionë lekë të rinj.

Nga kjo tabelë katër partive që nuk kanë respektuar kuotën gjinore në listat e fundit për deputetë, KQZ ju ka mbajtur nga një milionë lekë të rinj, gjobë e cila ju është vendosur që në dhjetor 2017: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI-së dhe Partisë Socialdemokrate.

Ligjit “Për partitë politike” ka të parashikuar formulën se si partitë marrin para nga shteti. Fondi i rezevuar në buxhet për partitë , ndahet për çdo parti parlamentare në përputhje me numrin e deputetëve që ka marrë, ndërmjet partive që kanë fituar mbi 10 mijë vota dhe atyre kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.(shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, dëshmitarët: Autori kishte mbështjellë armën me shall dhe…
Previous article Qeshni me LOT! Tradita e rrahjes së dhëndrit te shqiptarët, shikoni çfarë i bëjnë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT