Fluksi i madh i largimeve nga Shqipëria i të rinjëve, por jo vetëm, solli një debat mjaft të madh. Brenda vendit ishin politikanët që zhvilluan replikat e debate për shkakun e këtij fluksi të ndodhur para pak vitesh. Por jo vetëm për vendin tonë, sepse një debat shumë më i madh është zhvilluar dhe vazhdon akoma dita ditës, në vendet europiane.
Numri i madh i emigrantëve që vijnë nga vendet afrikane, është kthyer në një problem mjaft të madh. BE-ja është “ndarë në dy pjesë”, pasi një pjesë e vendeve janë dakord me pritjen e tyre, e një pjesë tjetër, jo.
Po çfarë ndodh me shqiptarët e larguar nga vendi?
Shifra të frikshme dhe shqetësuese për emigrantët shqiptarë, janë në vendin fqinj të Italisë, kur bandat shqiptare zënë një ndër vendet kryesore të kriminelëve. Ky numër po vjen dita ditës në rritje.
Vetëm në 20 ditë të muajt shtator, janë plot 42 shqiptarë të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë. Aksionet e zhvilluara nga policia vendase, ka arritur të shkatërrojë disa banda të shqiptarëve, madje duke i mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë.
Për çfarë janë arrestuar:
Arsyeja për çfarë ata ranë në pranga, sigurisht që është puna që e jashtëligjshme që ata bënin. Konkretisht 22 persona prej tyre u arrestuan për shfrytëzim të vajzave për prostitucion. 10 të tjerë tjerë janë kapur për transport, përdorim apo trafikim të lëndëve narkotike.
Pjesa tjetër i takon sektorit të vjedhje, ku janë vënë në pranga 9 persona, e ndërsa një tjetër u prangos pasi u përfshi në një sherr mes emigrantësh.
Në alarm për të situatë është vendosur dhe vetë Italia, Prokurori i Antimafias tha se ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian. Mafia shqiptare vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.
Po ashtu ai shtoi se vëmendja e hetimeve është përqëndruar pikërisht tëk këto dy grupime.
/AlpeNews.al


