• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRA TË FRIKSHME/ Sa qytetarë kanë ndërruar jetë në aksidentet TRAGJIKE në Maj (RASTET)
Home
Ekskluzive

SHIFRA TË FRIKSHME/ Sa qytetarë kanë ndërruar jetë në aksidentet TRAGJIKE në Maj (RASTET)

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Muaji maj ka nisur me një numër të madh aksidentesh, ku si pasojë e mos kujdesit dhe shpejtësisë në akset kryesore shumë qytetarë kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidenteve kanë mbeur të vrarë 14 qytetarë, një shifër jo shumë shumë e ulët, por vetëm për muajin maj janë tronditëse dhe të frikshme kaq të vdekur.

Në katër mujorin e parë sipas INSTAT numërohen 427 aksidente ndryshe në vitin e kaluar që ishin 315.

Ditën e sotme kanë ndoshur dy aksidente tragjike ai më fatali ishte në aksin Milot-Mamurras me tre viktima dhe një në rrugën e Rinasit.

Rreth orës 02:00 të natës në aksin Milot- Mamurras një makinë ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë.

Viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç,  Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni. Trupi i këtij të fundit u gjet pas disa orësh nga polumbardhët në një kanal me ujë. Tre viktimat po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Fushë-Arrëz. Dy ishin kushërinj me njëri tjetrin, ndërsa njëri shok i tyre.

Aksident në rrugën e Rinasit, humb jetën i moshuari

Një aksident tjetër  ka ndodhur në mesnatë në rrugën e Rinasit. Një 70 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një makinë.Si pasojë e plagëve të marra 70-vjeçari M.D. ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Alpenews.al ju rikujton aksidentet fatale të cilat kanë tronditur mbarë vendin, duke e nisur nga ngjarjet më të fundit.

Aksident tragjik në Shkodërr, ndërrojnë jetë dy të rinj

18 maj 2021/ Erglis Delaj dhe Segjio Kukaj kanë ndërrurruar jetë në një aksident në Shkodër. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik janë arrestuar efektivi i policisë dhe shoferi në makinën e të cilit humbën jetën dy të rinjtë 20-vjeçarë.

AKSIDENTI TRAGJIK ME DY VIKTIMA NË SHKODËR/ Arrestohet efektivi i policisë dhe shoferi në makinën e të cilit humbën jetën…

Përmbyset traktori, ndërron jetë i moshuari

17 Maj 2021/ Një aksident në Gramsh i ka marr jetën 61-vjeçari. Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor.

Aksident në Tiranë, ndërron jetë 34-vjeçari.

17 MAJ 2021/ Si pasojë e një aksidenti të rëndë në Tiranë, ka humbur jetën në vend shoferi 33 vjeçar. Shkak i këtij aksidenti tragjik ishte humbja e kontrollit të mjetit dhe makina ka dalë nga rruga.

Makina bie në kanal, ndërron jetë taksisti dhe pasagjerja.

14 Maj 2021/ Një mjet tip “Twyota” ka rënë në kanal në Kolonjë, si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruaj jetë taksisti Xhezmi Oshafi dhe Aurora Basha, 22 vjeçe. Oshafi ishte taksist dhe bënte linjën Berat- Lushnje, ndërsa Basha ishte pasagjere në mjetin e tij. Dyshja nuk kishin asnjë lidhje familjarë me njëri-tjetrin.

Lajme rreth xhezmi oshafi – Dosja AL

12 Maj 2021/ Aksident tragjik në zonën e Yzberishtit në Tiranë, Fatmir Avdillari os “Xubi Yzerishtit” po  drejtonte motorrin me shpejtësi skëterr dhe i pret rrugën një makine dhe ndërron jetë në vend.

AKSIDENTI TRAGJIK NË TIRANË/ Goditi për vdekje “Xubin e Yzberishtit”, ja gruaja e arrestuar

Aksident tek “Ura me harqe” në Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

8 Maj 2021/ Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një person ka gjetur vdekjen dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.Përplasen 2 makina tek “Ura me harqe” në Milot, viktima është identifikuar me inicialet F.O., teksa të plagosurit A.M. dhe Z.L.

Aksident tragjik në Lezhë, ndërron jetë infermierja.

7 Maj 2021/ Një aksident i frikshëm ka ndodhur edhe në Lezhë, ku ka mbetur e vrarë infermierja Marieta Gjergji. Dy makina u përplasën kokë më kokë dhe dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar.

Open Photo

U përplas nga motori, ndërron jetë në spital e moshuara

7 Maj 2021/ Aksident i rëndë në Elbasan, e moshuara përplaset nga motorri ndërron jetë në spital. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit.

E RËNDË NË ELBASAN/ U përplas nga motori, ndërron jetë në spital e moshuara. Shoferi… (EMRI)

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLUCION NGA "THEMELET"/ Akordi Barcelona-Atletico, në Spanjë paralajmërojnë shkëmbimin e bujshëm
Previous article KRIZA FINANCIARE/ Suning zgjedh rrugën Elliott te Milani, huaja me klubin si garanci

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT