Shifrat marrramendëse të merkatos e kanë tronditur tregun e transferimeve, dhe është e përditshmja italiane “La Repubblica” që bën një vëzhgim, se sa do të kushtonin ditët e sotme, yjet e së kaluarës?
Kjo përgjigje vjen nga një platformë e quajtur “Playratings”, e specializuar në vlerësimin e lojtarëve sipas kritereve ekonomike të përcatkuara nga ekspertë botërorë. Ish-ylli i Kaljarit, Xhixhi Riva, ditët e sotme do të kishte një vlerë 115 milionë euro, ndërsa ish-kapiteni legjendar i Juventusit, Alesandro Del Piero, përllogaritet me vlerën 133 milionë euro.
Akoma më shumë vlen ish-legjenda e Napolit, Diego Armando Maradona, për të cilin sot duheshin shpenzuar 328 milionë euro, ndërsa për fenomenin e Interit, Ronaldo, duheshin paguar 433 milionë euro. Tjetër vlerë të lartë do të kishte edhe holandezi i Milanit, Marko Van Basten, me një vlerë prej 328 milionë eurosh. Ndërsa për Totin, duhej paguar shifra prej 86 milionë euro.