• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRA REKORD/ 2 të vdekur dhe 117 raste të reja me COVID. MSH jep alarmin: Duhet…
Home
Sociale

SHIFRA REKORD/ 2 të vdekur dhe 117 raste të reja me COVID. MSH jep alarmin: Duhet…

13 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shifra alarmante dhe të frikshme nga koronavirusi në Shqipëri. Dy qytetarë humbën jetën ditën e sotme nga koronavirusi te Infektivi, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra me sëmundje bashkëshoqëruese duke e çuar në 95 numrin e viktimave në total nga fillimi i pandemisë. Por java nisi me një numër rekord të infektuarish, si asnjëherë më parë, 117 brenda 24 orëve.

Numri rekord i testimeve në 585 rrjedhimisht solli edhe numrin e lartë të atyre që rezultuan pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. Situata në spitalin Infektiv në QSUT vijon që të paraqitet e rënduar, teksa në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85, 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë deklaron se java që lamë pas tregoi një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar.

“Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale                  32938
Raste pozitive                  3571
Raste të shëruara            2014
Raste Aktive                    1462
Humbje jete                     95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   635
Durrës                  218
Shkodër               186
Vlorë                     108
Lezhë                    75
Kukës                    47
Berat                     41
Korçë                    40
Elbasan                 35
Fier                       33
Gjirokastër            24
Dibër                     20

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET DHE TREGON SITUATËN TEK INFEKTIVI/ Manastirliu: Pacientë me simptoma të rënda, edhe ndër mosha të reja! (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Rritet numri i të prekurve me Covid 19 në Fier, infektohen dy mjekë dhe një grua

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO) Aktualitet

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO)

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT