• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA NË RRITJE/ 317 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Home
Rajon

SHIFRA NË RRITJE/ 317 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

7 October, 2020 Delo.autor Rajon

Identifikohen 317 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se testit i janë nënshtruar 1,990 mostra. Ky numër njëherësh paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, por edhe numrin më të lartë personave të testuar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 182 raste, në Shtip (13), Koçani (18), Gostivar (11), Kumanovë (12) ndërsa numër më i vogël në 10 qytete tjera. Janë regjistruar edhe katër viktima; dy në Gostivar të moshës 71 dhe 76 vjeç dhe nga një në Shkup dhe Strugë të moshës 59 dhe 65 vjeç. Numri i përgjithshëm i viktimave nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 772, derisa më shumë së gjysma e tyre janë nga Shkupi.

Sipas raportit të publikuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë diagnostikuar 19,413 persona dhe prej tyre 15,749 janë shëruar dhe 2,892 janë ende raste aktive. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 ka arritur në 199,372. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se rritja e rasteve me COVID-19 tregon se vendi ka hyrë në fazën e pritur të virusit në vjeshtë. Ai ka thënë se respektimi i masave dhe kufizimet e mundshme janë mjeti i vetëm për t’u mbrojtur nga pandemia.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme. “Ne do të vendosim kufizime dhe masa sa herë që konsiderojmë se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin dhe sistemin publik. Masat dhe kufizimet nuk janë dëshira apo teka e askujt. Thjesht duhet të kuptojmë se ato janë mjetet e vetme në dispozicion për të mbrojtur veten. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar fuqimisht për zbatimin e masave dhe ndëshkimin e atyre që nuk i respektojnë ato. Inspektoratet tani kanë kompetenca më të mëdha dhe ata do ta bëjnë punën e tyre me përkushtim maksimal. Besoj se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të sanksionuar qytetarë të papërgjegjshëm”, -ka shkruar Filipçe në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZA PËR SHQIPTARËT? Balla e mohon dhe "shpërthen" kundër Berishës: Prodhues i lajmeve të rreme. Ja plani i BE
Previous article KORONAVIRUSI/ Pse disa njerëz nuk po shërohen plotësisht nga Covid-19?

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT