• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHFUQIZIMI” I LISTËS SERBE, PASOJA KATASTROFALE/ Vuçiç: Shqiptarët shpikin tregime për zarfe helmuese
Home
Rajon

“SHFUQIZIMI” I LISTËS SERBE, PASOJA KATASTROFALE/ Vuçiç: Shqiptarët shpikin tregime për zarfe helmuese

14 October, 2019 k.autor Rajon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Ai akuzoi shqiptarët se kishin shpikur “disa tregime për zarfe helmuese me vota nga Serbia”.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiq.

Presidenti serb nuk e ka cituar asnjë përfaqësues të autoriteteve të Kosovës kur ka folur për mundësinë e “shfuqizimit” të Listës Serbe.

Lista Serbe është partia që ka pasur numrin më të madh të deputetëve serbë në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, dhe konsiderohet si parti që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Ndërkohë, ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi siç kanë thënë, kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia.

Për shkak të mungesës së rezultateve mjekësore, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e këtyre simptomave te këta persona.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë lidhur me hetimet që po zhvillon, derisa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë duke pritur autoritetet kompetente që të dalin me përfundimet e tyre lidhur me këtë rast, në mënyrë që më pas, KQZ-ja të vazhdojë punën normale.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PYETËN SE CILIN PERSONAZH NUK DURON DOT/ Gazetarja e njohur: Dafina Zeqirin. Ja se ç'më bëri në një koncert
Previous article BLLOKUAN RRUGËN TEK "ASTIRI"/ Lirohen nga qelia tre protestues, Balliu të mërkurën para gjykatës

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT