Prokuroria e Beratit ka kërkuar 5 vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumaraku, gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në rrjete sociale. Më konkretisht, Prokuroria kërkon tre vite burg për babain e djalit si edhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’, ndërsa për gjyshen, kërkon 2 vite burg.Sipas Prokurorisë, nënë e bir kanë keqtrajtuar djalin e mitur, kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’. Sipas organit të akuzës, i mituri është nxitur nga babai dhe gjyshja për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale pa dëshirën e tij, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij emocionale.
“Gjatë seancës vlerësuese është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike


