Gjyshi dhe babai që shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok janë dënuar sot nga Gjykata e Beratit.
Armando Kumaraku, babai është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja, Natasha Rombula, me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula.
Këtij vendimi,gjyqtarja Lumturi Zhupa, i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës,duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku vitin e kaluar dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut,për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.


