Diten e martë pas tërmetit 6,4 ballë që goditi Shqipërinë, shumë organizata jofitmiprurëse shfrytëzuan platforma online për të mbledhur fonde në ndihmë të banorëve të dëmtuar. Fundjavë ndryshe, Marin Mema, Shqiptarët për shqiptarët e shumv të tjerë mobilizuan një numër të madh individësh që dhuruan sasi të konsiderueshme parash qv kapin vlervn e miliona eurove.
Disa prej shoqtave që kanë në krye dhe aktivistë të njohur kanë hyrë në kontakt me autoritetet shtetërore për të bashkëkordinuar ndihmën.
Të tillë janë fondi që drejtohet nga gazetari Marin Mema apo aktivistii Arbër Hajdari etj.
Por ka disa iniciativa të tjera për mbledhje fondesh, ose përmes platformave onlinë ose CASH, siç është rasti i Aleancës për Teatrin, të cilet pretendojnë se të ardhurat financiare do ti shpenzojnë sipas projekteve të tyre.
JOQ, ishte nje prej entiteve qe diten e marte hapi dhe promovoi nje platforme online per mbledhje parash. Por ajo qe te bie ne sy eshte se ne momentin qe disa qindra mijera euro u mblodhen ne platformen e JOQ, platforma u zhduk nga faqja.
Jane te shumta komentet e individeve te cilet ne faqen e facebook dhe instagram te JOQ kërkojnë të dijnë për miliona e mbledhura. Një link i kësaj faqeje është gjetur tek platforma “gofundme” që grumbullon fonde në emërt të platformës JOQ Albania.
Këtë link ne e kemi gjetur tek faqja e platformes gofundme. Kjo esht nje platform qe ofron ngritje fondesh ne raste të tilla. Këtë platfomë perdor edhe Marin Mema, edhe Fundjavë ndryshe, edhe shqiptaret per shqiptaret. Secili hap nje llogari te veten per fushaten e vet. Por këta te tjeret vazhdojnë e promovojn cdo dite dhe bejn transparencen, kurse JOQ Albania, sipas disa komentuesve, e promovoi dy ditë, dhe pastaj e zhduku fare nga faqet e veta. Cfarë ndodh me këto fonde dhe ku dorzohen ato?
Kjo është një pyetje dhe për autoritetet por një apel dhe për të gjithë ata që kanë marrë rolin e “bamirësit” në këto histori.


