• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHFRYTËZONTE 50 VAJZA/ Si u kap “tutori“ i prostitutave që kërkohej në Itali, kishte në depozitë bankare…
Home
Breaking News

SHFRYTËZONTE 50 VAJZA/ Si u kap “tutori“ i prostitutave që kërkohej në Itali, kishte në depozitë bankare…

7 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës arrestoi dje një 49-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali. Arrestimi i përkohshëm u krye nga oficerët e Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Interpol Tiranës.

Burime nga Policia thanë se i arrestuari është Mentor Koltraka, 49 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërarresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”.

Periudha kur ai në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ka zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm në Itali, i përket afro 15 viteve më parë. Të paktën në shkurt të vitit 2004 u zbulua aktiviteti dhe disa prej anëtarët e grupit që shfrytëzonin vajza shqiptare, ruse, moldave e rumune për prostitucion, u arrestuan.

Vajzat ishin të moshave të ndryshme, me të mëdhatë ishin vetëm 20 vjeç. Fillimisht, ato trafikoheshin në Itali si klandestine, më pas detyroheshin përmes dhunës që të dilnin në rrugë dhe të prostituonin.

Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në Firence, në zonat “Viale Guidoni” dhe “Pontassieve”. Fillimisht në rrugë dhe më pas vajzat mbylleshin me forcë në apartamente të vogla, ku detyroheshin të qëndronin bashkë me tutorët e tyre. Hetimet në vitin 2004 në Itali u kryen nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë.

Shtatë shtetas shqiptarë përfunduan në burg, në mesin e tyre dy vëllezërit Mentor dhe I. Koltraka. Ata u arrestuan jo vetëm për shfrytëzim prostitucioni, por edhe për futjen e vajzave në mënyrë të paligjshme, si klandestine në Itali.

Policia italiane kishte dyshime në atë kohë se grupi i shqiptarëve të arrestuar, mes së cilëve edhe Mentor Koltraka, që u ndalua dje në Tiranë, kishin të paktën 50 vajza që i mbanin me forcë dhe i detyronin që të ushtronin prostitucion.

Gjatë operacionit që Policia zhvilloi në vitin 2004, arriti të sekuestrojë edhe një shumë të konsiderueshme parash, të ardhura nga prostitucioni. Bëhej fjalë për 35 mijë euro në dy llogari bankare dhe 20 mijë euro cash të fshehura në një prej shtëpive të kontrolluar. Këto 20 mije euro ishin të ardhurat e prostitucionit të vajzave në dy javë.

Ndërsa hetuesit llogarisnin se fitimet nga ky aktivitet shkonin deri në 135 mijë euro në më pak se një vit. Anëtarët e grupit, sipas hetuesve italianë, përveçse i trafikonin dhe i shfrytëzonin vetë vajzat për prostitucion, i “shisnin” ato edhe te grupet e tjera. Sipas hetimeve bëhej fjalë për grupin e Ravenës, të Frosinones, Pistoias, Bolonjas dhe të disa qyteteve të tjera.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIM NË VITIN 1997/ Ja si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në skenë
Previous article "KA PROSTITUCION NË MEDIA"/ Enkel Demi bën deklaratën e fortë

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT