• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHFRYTËZIMI I 17-VJEÇARES SI PROSTITUTË/ E ëma tregon historinë e saj rrëqethëse: Ika nga shtëpia kur babai…
Home
Sociale

SHFRYTËZIMI I 17-VJEÇARES SI PROSTITUTË/ E ëma tregon historinë e saj rrëqethëse: Ika nga shtëpia kur babai…

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Tiranës rreth një muaj më parë vuri në pranga 2 persona, partnerë me njëri-tjetrin pasi shfrytëzonin për prostitucion një 17 vjeçare. Kjo histori nxori në pah probleme të thella të një familje që ka përjetuar veç dhimbje. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti u trajtua historia e 40 vjeçares, e cila është nënë e vetme dhe ka rritur pa asnjë ndihmë 2 fëmijë.

Të rrisë fëmijët e saj pa baba, asaj i është dashur të kalojë një kalvar të madh dhune dhe paragjykimesh pasojat e të cilave i ka ndjerë edhe e bija 17 vjeç që e çuan më pas në rrugën e prostitucionit. E papranuar nga patnerët dhe nga familja e saj, 40 vjeçarja ka jetuar me rroba në duar sa në një shtëpi në një tjetër. Moment mjaft dramatik në jetë ka qenë kur një i moshuar që i afrohej familjes si gjysh i vajzës së mitur kërkoi favore seksuale ndaj saj.

Prej këtij momenti vajza la shkollën dhe filloi të shoqërohej me persona problematik që i mësuan drogën dhe e futën në një rrjet prostitucioni.

40 vjeçarja, e cila të ardhur të vetme ka vetëm pagën si pastruese, është endur rrugëve të kryeqytetit në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar të bijën e cila dhunohej nga tutorët dhe shpesh kërcënohej edhe me jetë. Këto dhe të tjera detaje tronditëse gruaja i tregoi sot.

“Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqja dhe ia çonte motrës. Ai ka abuzuar me motrën time. Nga ana tjetër babai më prekte në vende intime. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhain tim. U detyrova të kryej marrëdhënie në sy të shumë njerëzve.

I kalova gjithë këto peripeci. Njoha një djalë dhe ngela shtatzanë. Shkova tek prindërit shtatzanë, por prindërit kërkuan që unë ta braktisja fëmijën. Vajza ime nuk e njeh të atin. Me shumë peripeci kam mundur ta mbaj vajzën dhe ta regjistroj kur ajo ishte 8 vjeç”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËSHTETJE PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE..."/ Kosova dhe Japonia së shpejti konferencë të përbashkët
Previous article SOCIALISTËT E TIRANËS NDEZIN MOTORRËT/ Veliaj lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË RIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë Aktualitet

ZJARR NË RIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT