• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SHFAQJA “PENGU” NË ARTURBINA/ Aktori Neritan Liçaj: Shqiptarët, të bëjnë revolucion në mendim
Home
Kulturë

SHFAQJA “PENGU” NË ARTURBINA/ Aktori Neritan Liçaj: Shqiptarët, të bëjnë revolucion në mendim

2 November, 2018 Isa.Autor Kulturë

“Mund të jetosh në një hapësirë të madhe, pa mure dhe roje dhe prapë të mos kesh mundësi të largohesh. Të rrish aty me vullnetin tënd, kundër dëshirës tënde, të kthehesh prapë aty, ky është burgu i përditshëm, ky është burgu në të cilin jetojmë të gjithë”. Është kjo dilema, që regjisori dhe dramaturgu Saimir Gongo, u vesh personazheve në subjektin e shfaqjes “Pengu”, që këtë fundjavë ngjitet në skenën e ArTurbinës. Neritan Liçaj (Justini) në rolin e Justinit, rrëfen këtë ‘burg’ të cilin është çdo ditë e përjetojnë shqiptarët, në punën që bëjnë.

Është një pjesë shumë e mirë, edhe roli është shumë i mirë, Justini, edhe të them të drejtën e kam punuar me shumë pasion. Mendoj se hyn tek shfaqjet e mira edhe pse kjo i mbetet përherë gjykimit të publikut.

Sa i flet realitetit shqiptar kjo pjesë?
“Është një pjesë që i flet shumë mirë realitetit shqiptar. Fakti që njerëzit po ikin. Është eksodi i dytë, që pas viteve ’90, që shqiptarët po ikin është pikërisht ‘pengu’ i një vendi që është bërë i pajtueshëm. Por ka edhe disa Justinë, që nuk duan të ikin, por duan të rrinë. Por, faktikisht Shqipëria është kthyer në një burg, në një burg të madh. Reflektimi i të gjithë kësaj situate që është në Shqipëri do të reflektohet edhe në dramaturgji. Është e ndjeshme për çdo njeri, sepse politikat ndikojnë direkt edhe indirekt në jetën e një njeriu. Thelbi është se po shkatërrohet individi, edhe kur ndodh kjo, shkatërrohet shoqëria, shkatërrohet njeriu shqiptar. Kujt i intereson kjo?!”.

Çfarë duhet bërë që të ndryshohet kjo gjendje?
“Ky është fundi. Prandaj unë mendoj se shqiptarët duhet të bëjnë një revolucion në mendim nëse duhet të ndërtojmë një realitet edhe një vend të jetueshëm. Unë nuk kam besim shumë se këtë do ta bëjë politika, por jam i bindur se këtë mund ta bëjë vetëm qytetari. Pikërisht kur je i demoralizuar, kur ke prekur fundin, atëherë duhet që të ringrihet qytetari. Në momentin që shqiptarët janë të demoralizuar edhe të mpirë duhet që të gjejnë forcën të ngrihen. Kështu ne do të vdesim dalëngadalë si komb”.

Kjo vepër është shkruar nga vet regjisori Gongo, si e vlerëson këtë kontribut të tij, në dramaturgjinë shqiptare, Liçaj?
“Unë mendoj se po. Ne kemi dramaturgë, nuk mund të themi se nuk kemi, por për këtë duhet që të investohet. Përsa i përket faktit kjo dramaturgji, apo e Stefan Çapalikut, Refet Abazit apo Bashkim Hoxhës, i kanë folur përherë realitetit shqiptar. Nuk është në krizë dramaturgjia, janë në krizë institucionet e artit që nuk investojnë në këtë dramaturgji. Kur të investohet seriozisht, dramaturgjia shqiptare do ketë ngritje të jashtëzakonshme”.

Drama vjen si “shuplakë” për këdo që në jetën reale bëhet pengesë e njerëzve që kanë talente. Në skenë (data 2-3-4 nëntor) vjen nën lojën e Neritan Liçajt, Kastriot Shehut, Amos Zaharisë dhe Olta Gixharit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DE BIASI FLET PËR STRAKOSHËN/ Forma e tij? Shihni Donnarumman
Previous article PILOTI JAPONEZ I DEHUR/ Arrestohet në Londër, pak minuta para së të ngrinte avionin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT