• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEZLONGET FALAS/ Sqaron ministria Kumbaro: Është fotomontazh, s’ka ekzistuar kurrë
Home
Politikë

SHEZLONGET FALAS/ Sqaron ministria Kumbaro: Është fotomontazh, s’ka ekzistuar kurrë

19 July, 2023 s.autor Politikë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Wake Up” ka sqaruar postimin fake mbi të cilin është spekuluar disa ditë më herët në rrjetet sociale dhe media, ku shkruhej se pas orës 19:00 shezloget do jenë falas.

Ajo shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale dhe e gjitha është një fotomontazh.

Neada Muçaj: Siç ka reklamë të mirë, ka dhe të keqe, rrjetet sociale kanë gjithçka në dorë sot dhe është bërë virale kohët e fundit, një postim ku ju shpreheni se pas orës 19:00 shezlonget do jenë falas, ka diçka të vërtetë këtu?

Mirela Kumbare: Ku është ky postimi im?

Neada Muçaj: Pra është një montazh po thoni?

Mirela Kumbare: Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar.

Ministrja Kumbaro gjithashtu ka komentuar edhe bumin e madh që ka pësuar turizmi në Shqipëri vit pas viti, ku po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Ajo shprehet se evolucioni i turizmit në Shqipëri vjen si rezultat i një pune të përmuajshme dhe përvitshme nga faktorët socialë, ekonomikë, të qeverisë, dhe sektorit privat. Po aq e rëndësishme sipas saj është promocioni dhe rrjetet sociale.

“Është një evolucion që ka ardhur gradualisht nga një vit në tjetrin. Ka një përmirësim të ndjeshëm, të dukshëm, të prekshëm të imazhit të Shqipërisë, gjë që nuk ndodh në një ditë, për ndodh si rezultat i një pune të përmuajshme dhe të përvitshme të të gjitha këto faktorëve sociale dhe ekonomikë, të qeverisë, të bashkive, të sektorit privat të cilët emancipohen duke emancipuar të gjithë Shqipërinë. E dyta ky përmirësim i imazhit është promocioni dhe ambasadori më i mirë që ne mund të kemi. Rrjetet sociale kanë qenë një avokat shumë i mirë i Shqipërisë qoftë në Instagram, Facebook apo TikTok”, shprehet Mirela Kumbaro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MAKINAVE/ Autorët rezultojnë me precedentë penalë, zjarrvënësi dyshohet se i vuri flakën mjetit të gabuar
Previous article U PËRPLAS PËR VDEKJE NË VAQARR/ Del FOTO e 23-vjeçarit, policia arreston shoferin: Ishte...

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT