• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHESHI I KUQ/ Putin po bën “provat gjenerale” për Ditën e Fitores, nxjerr bombat termonukleare…
Home
Nderkombetare

SHESHI I KUQ/ Putin po bën “provat gjenerale” për Ditën e Fitores, nxjerr bombat termonukleare…

7 May, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e bombave termonukleare në Sheshin e Kuq, për paradën e 9 majit, kur Rusia feston Ditën e Fitores kundër nazizmit në Luftën II Botërore. Kjo është një prej festave më popullore në Rusi, por këtë vit merr edhe më shumë kuptim për shkak të luftës në Ukrainë.

Nëse dikur Rusia luftonte pushtuesit nazistë, sot ajo akuzohet se ka pushtuar një shtet fqinj, duke u shndërruar në agresor. Putin e mohon këtë përcaktim, duke thënë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, për ta denazifikuar.
Të shtunën, në Sheshin e Kuq në Moskë, u krye një tjetër provë për paradën e 9 majit, ku spikati prania e armatimeve termonukleare, bomba bërthamore të teknologjisë së fundit, që quhen ndryshe edhe bomba me hidrogjen.

Bomba u parakalua të shtunën nga një kamion ushtarak me 16 rrota. Arma, e cila është në gjendje të godasë nga një kontinent në tjetrin, peshon 49,6 tonë dhe mund të udhëtojë me një shpejtësi rreth 24500 km/h dhe të godasë objektivin deri në 12 mijë kilometra larg brenda pak minutash.

Pas raketës së frikshme, që hyn në gamën e armëve të shkatërrimit në masë, në prova u panë raketahedhëset Iskander-M, por edhe avionë të ndryshëm luftarakë dhe mjete të rënda, disa prej të cilave raportohet të jenë tërhequr nga Ukrainë, për të marrë pjesë në paradën e të hënës.

Në prova nuk munguan edhe ushtarët rusë, të gjithë të shfaqur të qeshur në fytyrë, teksa parakalonin përballë Kremlinit, ndërkohë që sipër kokave të tyre, 8 avionë MiG-29, formuan në ajër germën Z, të kthyer në simbol të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sheshi i Kuq/ Putin po bën “provat gjenerale” për Ditën e Fitores, nxjerr bombat termonukleare...
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKOJMË FALJE..."/ Don Xhoni iu drejtohet fansave me një ndjesë publike, për çfarë bëhet fjalë
Previous article BERISHA E SHKARKOI/ Edhe Alibeaj nis turin nëpër rrethe

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT