• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
“Sherri” Tirana-Tomori për titullin e vitit 2008, Starova: E vërteta gjendet në …
Home
Sport

“Sherri” Tirana-Tomori për titullin e vitit 2008, Starova: E vërteta gjendet në …

28 October, 2017 k.autor Sport

Dueli Tomori-Tirana duket sikur nuk mbaron kurrë… E gjitha prej asaj “finaleje” titulli në vitin 2000, kur bardheblutë triumfuan me penallti në fushën “neutrale” të Elbasanit. Beratasit u ankuan pa masë dhe pretenduan se iu vodh ai titull, sepse sipas tyre vërtet e kishin mbyllur me pikë të barabarta me Tiranën atë sezon, por kishin avantazhin e ndeshjeve direkte.

 

Ndërkohë që institucioni i futbollit vendosi që të luhej një ndeshje finale, pasi rregullorja parashikonte ndeshje shtesë mes skuadrave dhe jo pikët që kishin marrë në ndeshjet direkte. Këtu nisi gjithçka, sepse klubi i Tomorit pretendonte se rregullorja ishte manipuluar dhe se ndeshja direkte ishte një “kleçkë” për t’i dhënë një shans Tiranës. “Panorama Sport”, në përpjekje për të hedhur dritë mbi debatin e fundit, kontaktoi Sulejman Starovën, i cili, asokohe, ishte sekretari i përgjithshëm i FSHF-së.

Ky i fundit e mohon kategorikisht që të jetë shkelur rregullorja në atë rast dhe këmbëngul se zyrtarë të tanishëm apo edhe të atëhershëm të klubit të Tomorit duhet të shkojnë të kontrollojnë arkivat dhe të binden se si ka qenë e vërtetë. “Jam i bindur se në atë rast nuk është shkelur rregullorja”, këmbëngul Starova, që vite më vonë u bë edhe trajner i Tiranës.

Starova, si është e vërteta e titullit të sezonit 1999- 2000?

E vërteta është se e fitoi Tirana në një ndeshje direkte me Tomorin. Kaq.

Beratasit pretendojnë se asokohe u manipulua rregullorja vetëm për të favorizuar Tiranën?

Nuk ka asnjë shans të shkelej rregullorja. Unë jam i bindur se gjithçka është bërë sipas rregullores.

Pse jeni kaq i bindur?

Sepse unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së jepja llogari në Komitetin Ekzekutiv. Dhe po ju them se, asokohe, Komiteti ishte në demokraci dhe jo në diktaturë si sot.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them se nuk kishe shanse të manipuloje rregulloren kur në lojë ishte titulli kampion. Bëhej nami. Anëtarët e Komitetit, që mund të ishin nga të gjitha trevat e Shqipërisë, të bënin zbor nëse ndodhte një shkelje më e vogël e jo më të manipulohej rregullorja për titullin kampion.

Ish-trajneri i Tomorit, Kristaq Mile, ka sugjeruar që klubi beratas ta çojë çështjen në gjyq, sepse është i bindur se ai titull i përket Tomorit…

Është e drejtë e tij të mendojë çdo gjë. Madje, për korrektësi, unë nuk mund të pretendoj kurrsesi se fjala ime është ligj dhe jam i pakundërshtueshëm. Përkundrazi, u sugjeroj zyrtarëve të klubit të Beratit që të shkojnë të bëjnë verifikime për çështjen. Rregulloret kanë qenë të shkruara dhe ka qenë e zeza mbi të bardhë. E përsëris, në kësi situatash, nuk mjafton vetëm fjala e dikujt. Mirë është që të bëhen verifikime konkrete dhe të qartësohen që të gjithë. FSHF-ja, që sot është si pronë private e Dukës, duhet t’i ketë ruajtur arkivat…

Pse e cilësoni sot FSHF-në si pronë private?

Sepse kështu është. Nuk ka më demokraci aty. Komiteti është inekzistent, jo si në kohën tonë kur ishte një institucion me demokraci të plotë dhe të gjithë jepnin llogari për punën që bënin. Na njihte gjithë Shqipëria, ndaj dhe kanë respekt edhe sot e kësaj dite për punën tonë.

Çfarë mbani mend nga ajo ndeshje?

Kanë kaluar shumë vite të them të drejtën… Gjithsesi, mbaj mend se tifozët e Tomorit e braktisën tribunën ende pa u mbyllur ndeshja. Ishin kohë të vështira.

Pse të vështira?

Sepse sapo kishte kaluar viti i mbrapshtë i 1997-ës. Ishte koha e “të fortëve” që përpiqeshin të imponoheshin me dhunë. Ky është një tjetër motiv se përse në ato kohë nuk luaje dot me kësi gjërash. Edhe sepse përballeshe me “të fortë” të kësaj natyre…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kina nis trenin e parë të mallrave drejt Sllovakisë
Previous article Agolli 'tradhëton" për herë të parë Qarabagun, ndëshkohet me karton të kuq

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT