• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHERRI TEK SHKOLLA “1 MAJI”/ Zbulohet ARSYEJA e përplasjes fizike mes komisinerëve
Home
Zgjedhjet 2021

SHERRI TEK SHKOLLA “1 MAJI”/ Zbulohet ARSYEJA e përplasjes fizike mes komisinerëve

27 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Policia ka arrestuar për veprën penale “plagosje e lehte me dashje” personat që u përfshinë në incidentin e mbrëmjes së të hënës në KZAZ-në 30, tek Shkolla “1 Maji”. Në pranga janë vënë Jurges Mullahi, Orald Laçi dhe Avi Dushku.

Gazetarja Glidona Daci, raporton për Klan News se sipas burimeve të policisë, gjithçka ka ndodhur për motive banale. Tre vëzhguesit, njëri i një subjekti politik dhe dy të tjerët që i përkisnin një OJF-je të akredituar nga KQZ-ja, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për karrige.

Vëzhguesi i PD-së Jurges Mullahi u ka kërkuar dy vëzhguesve të tjerë që të lëvizin nga karriget e rrjeshtit të parë, pasi sipas tyre aty u takonte të uleshin vëzhgues të subjekteve politike. Fillimisht sherri ka nisur me fjalë dhe më pas është përshkallëzuar në përleshje fizike.

Vëzhguesit e OJF-së kanë pretenduar se nuk shohin mirë nga sytë dhe shpeshherë kanë ndërhyrë tek komisionerët për të mos i kaluar fletët e votimit me shpejtësi.

Roli i komisionerit të PD-së, i cili ka ndërhyrë dhe është përfshirë më pas në sherr, ka qenë për të mbrojtur të vëllanë, i cili ishte vëzhgues.

Plagosja e lehtë me dashje është një vepër penale që dënohet me gjobë deri në 8 vite burg, por kjo do të caktohet kur çështja të kalojë për gjykim./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES SË THELLË/ Basha “ngujohet” te selia, i shkojnë Idrizi, Tabaku, Bardhi e Rushaj
Previous article E BUJSHME/ PD humb ZGJEDHJET, anëtari i Kryesisë kërkon dorëheqjen Bashës dhe shpall kandidaturën e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT