Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku humbën jetën Arben Beqiraj dhe u plagosën i biri Ergest Beqiraj, nipi Brikelo Beqiraj dhe Nazmi Hodaj.
Policia e Shtetit publikoi foton e viktimës Arben Beqiraj, i cili ishte pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Ata u konfliktuan me Eduar Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Celik dhe Geno Lena për shkak të një konflikti verbal. Xhezo dyshohet se është autori i vrasjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia.
Arben Beqiraj mori plagë në kraharor dhe bark dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte. Ndërsa i biri Ergesti dhe u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja shokoi jo vetëm plazhistët e zonës, por dhe mbarë opinionin publik.



