• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI PËR NJË FEMËR NË ROSKOVEC/ Si u qëllua me thikë 22-vjeçari 17 ditë pas u rrëmbye dhe u kërcënua
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERRI PËR NJË FEMËR NË ROSKOVEC/ Si u qëllua me thikë 22-vjeçari 17 ditë pas u rrëmbye dhe u kërcënua

13 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Roskovec, ku u plagos me thikë 22-vjeçari Julian Goga. Gazetari Ervis Kuçi raporoti për “BalkanWeb” se krimi është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë.

Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Igli dhe Endri Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre. Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini. Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POLICIA PËR NGJARJEN E 24 SHKURTIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Igli Ajdini, 32 vjeç dhe Endri Ajdini, 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA GJATË PROTESTËS NË TIRANË/ Gjykata merr vendim për 35 qytetarët
Previous article SHFRENONI IMAGJINATËN/ Mbi 20 pyetje seksi, përgjigjet e të cilave ti dhe partneri/ja duhet t'ia dini njëri-tjetrit

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT