• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI NË KRUJË/ Reagon sërish Policia: Referuam në prokurori 2 kallëzimet e banorëve në Maj për shpërthimet në gurore
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERRI NË KRUJË/ Reagon sërish Policia: Referuam në prokurori 2 kallëzimet e banorëve në Maj për shpërthimet në gurore

10 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen në Borizë. Vëllezërit, Jashar dhe Murat Maja akuzuan policinë e Krujës se u ka bërë presion që të mos reagojnë dhe protestojnë lidhur me konfliktin me fisin Rraja.

Konflikt që nisi me guroren.

Në një intervistë për News24, vëllezërit theksuan se janë kërcënuar edhe nga administratori i gurorës.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:

1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.

2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.

3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.

Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ U kap me sasi të mëdha kokaine dhe heroine në banesë, përfundon në pranga 31-vjeçari shqiptar në Zvicër
Previous article "NË KËTO DY DITË TEMPERATURAT..."/ Erdhi java PËRVËLUESE, Shqipëria nën “kthetrat” e të nxehtit afrikan

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT