Ka pasur debat mbremjen e djeshme në emisionion “360 grade” të Artur Zhejit në “Ora News”, ku diskutohej lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Tonet janë ngritur kur drejtori i teatrit Ervin Çuli i ka thënë Zhejit se ai ka për qëllim të shajë kryeministrin Rama për interesa të tij personale dhe gjen rast të “bajatosë” debatin e teatrit.
Debati i plotë:
Zheji: Mund të mos më ndërpresësh të lutem se më shkruajnë
Çuli: Zotëri, ti e ke ndërtuar edhe panelin edhe debatin për të bërë monolog ti, po ke ftuar edhe 5 njerëz, që unë jam këtu me një zonjë që është edhe shtatzanë, dhe ti më ndërton një komplot në këtë emision dhe më thua mua mos ndërhy. S’mund të më bësh gjyqin mua këtu.
Zheji: E para,…
Çuli: I dashur Zheji, ti gjyqin mua këtu nuk ma bën dot
Zheji: Këtu nuk është gjyqi jot o Ervin
Çuli: Ti sot je palë
Zheji: Unë jam gazetar i angazhuar me Teatrin…Dëgjo je mirë me vokal
padyshim që jam më mirë se ty, kurse ti qenke aktor shumë i mirë, të kisha futur në teatër Kombëtar
Zheji: Emisioni është revolta e artistëve,
Çuli: Për cfarë?
Zheji: E ka brenda qëndrimin
Çuli: Për dy skena të reja? protestë se po afrohen dy skena të reja? Mos more
Zheji: Nuk ke të drejtë të mbyllësh gojën, lër radhë të flas
Çuli: Ju doni gijotinë, unë s’jam për gijotinë
Zheji: Nëse ke halucinacione më vjen keq
Çuli: Ti vazhdo me monologun e ke monologun shumë të mirë, bjeri qeverisë
Zheji: Ti po bën zëdhëësin e Qeverisë
Çuli: Unë po mbroj këtë sulm banditesk që më bëhet mua dhe ne në këtë studio
Zheji: Kush ta bëri Bujar Aseriu? Ema Andrea?
Çuli: Ti, ti, po bën sulm banditesk se nuk le që njeriu të flasi
Zheji: Ore ai po flet ti e ndërpret, jam zot i emisionit unë këtu, e nuk të lë ty të më prishësh emisionin
Çuli: Smund të bësh ca të duash ne panel
Zheji: Ti ke radhën tënde
Çuli: Po ti sta jep fjalën,pak më serioz se je në gazetari
Zheji: Faleminderit shumë se më mësove dhe gazetarinë, ti i dike të gjitha
Çuli: Ke inate personale, ke inate personale me Ramën dhe kujton se po i nxjerr në Teatrin Kombëtar
Zheji: Ore këtu ka një problem të madh, kaq shumë të djeg ajo që thotë Asqeriu
Culi: Të lutem dhe unë, me ke ftuar në emisin mos më fyej
Zheji: Vetëm ke fyer ti Culi, se unë nuk spekuloj, se një nga ata,
Culi: Pse ca është kjo
Zheji: Dëgjo pak, e para mos u bëj rrugaç këtu
Culi: Unë rrugaç? Unë nuk i frikësohem asgjëje