Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memaj që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e djeshme në Berat, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktuan me Albert Memaj për motive banale, duke i thënë se pse mbani njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.
“Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë. Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t’i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam”, është shprehur ajo.


