• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI MES PESHKATARËVE QË PËRFUNDOI ME NJË TË VRARË/ Si shpërtheu konflikti për varkat në Sarandë (EMRAT+FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERRI MES PESHKATARËVE QË PËRFUNDOI ME NJË TË VRARË/ Si shpërtheu konflikti për varkat në Sarandë (EMRAT+FOTO)

8 June, 2022 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 43-vjeçar mbeti i vrarë pas një sherri banal për ankorimin e varkave në brigjet e Sarandës.

Kledi Koka u qëllua me thikë në pjesën e shpinës, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ndërhyrja e mjekëve nuk bëri dot asgjë për ta shpëtuar atë për shkak se thika kishte dëmtuar organe jetësore dhe për pasojë, kishte humbur sasi të madhe gjaku.

NGJARJA

Një sherr i nisur paraditen e djeshme për ankorimin e barkës së peshkimit degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta që i mori jetën peshkatarin Kledi Koka.

Ngjarja u regjistrua në shëtitoren e qytetit bregdetar. Pavarësisht se Koka u transportua me urgjencë fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter në drejtim të Tiranës, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Mbi viktimën u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Për pasojë, Koka mori plagë të thella në mushkri, duke humbur sasi të mëdha gjaku. Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.

ARRESTIMI

Brenda një kohe të shkurtër, forcat e rendit kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Jorgo Golemi, ndërsa kanë sekuestruar edhe thikën, me të cilën ai kreu krimin e rëndë.

“Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia e Vlorës.

AUTORI ME PRECEDENTË

Autori i ngjarjes së rëndë që i mori jetën peshkatarit 43- vjeçar është me precedentë të mëparshëm penalë. Genti alias Jorgo Golemi, 43 vjec, gjithashtu peshkatar, rezulton të jetë dënuar më parë në shtetin grek për trafik droge.

Gjithashtu, ai është dënuar edhe në Sarandë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe për “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”. Në vitin 2006, Golemi u arrestua nga Policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatorë dhe fitila zjarr përcjellës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDHET ME THYERJE BANESA NË MEMALIAJ/ Autorët marrin një shumë parash
Previous article GODITET BANDA KRIMINALE E DROGËS NË ITALI/ Në pranga 11 trafikantë, zbulohet roli i shqiptarëve dhe ku shpërndahej malli

shqipe.autor

Postime të ngjashme

PREZANTOHET SI "UJKU I SEKSIT"/ 65-vjeçari i premton të miturës para për të kryer marrdhënie intime Aktualitet

PREZANTOHET SI "UJKU I SEKSIT"/ 65-vjeçari i premton të miturës para për të kryer marrdhënie intime

INCENERATORET/ Kryemadhi: Rasti i dy pensionistëve kap shifra të mëdha! Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet... Breaking News

INCENERATORET/ Kryemadhi: Rasti i dy pensionistëve kap shifra të mëdha! Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet...

FAKTET E RENDA/ Shqiptarët trafikohen nga të afërmit, strategjia që përdorin për t’i futur në “rrjetë” Aktualitet

FAKTET E RENDA/ Shqiptarët trafikohen nga të afërmit, strategjia që përdorin për t’i futur në “rrjetë”

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë Blog

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit? Blog

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit Blog

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama Blog

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $ Blog

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT