Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Dy persona u konfliktuan me njëri tjetrin, sherr i cili degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Nga ky sherr mbeti i plagosur një 49 vjeçar i cili u nis me urgjencë drejt Spitali të Traumës në Tiranë.
AlpeNews.al mësoi se lokali ku ndodhi plagosja ka qënë e personit që është plagosur. Të njëjtat burime konfirmojnë se i plagosuri është goditur 15 herë me thikë, si dhe identitetin e personit që u plagos. Bëhej fjalë për 49 vjeçarin Bujar Cibaku.
Po ashtu AlpeNews.al mëson identitetin e autorit që kreu goditjen 15 herë me thikë ndaj Cibakut.
40 vjeçari është Besnik Bali, të cilin policia e ka arrestuar ditën e djeshme.
/AlpeNews.al


