Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur me armë katër persona.
Mësohet se pesë persona kanë pasur një konflikt mes tyre në lokalin e 50-vjeçarit Arben Beqiri në zonën e Plazhit të Vjetër dhe janë konfliktuar për shkaqe banale me njëri-tjetrin, mëson ekskluzivisht Newsbomb.al.
Në ato moment gjithçka ka degraduar dhe dy shtetasit në iniciale E.XH e Sh.L kanë plagosur pronarin e lokalit, të birin e tij Ergest Beqiraj, i cili ka marrë plumb në kokë por mrekullisht pa i rrezikuar jetën, nipin Brikelo Beqiraj dhe një person tjetër me emrin Nesim Hodaj.
Raportohet se Arben Brahimaj është plagosur rëndë në gjoks e në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Vlorës, ndërkohë dy të tjerët janë jashtë rrezikut, me plagë në gjymtyrë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e konfliktit.


