Sherri i 2 mësueseve që morën fiset përkatëse dhe shokuan opinionin publik duket se ka nisur prej thashethemeve. Report Tv ka siguruar detaje nga dosje hetimore. Në dosje janë dëshmitë e të dyja mësueseve.
Mësuesja Elida Qenami ka deklaruar se rastësisht e ka marrë vesh që kishte njerëzit e saj që po ziheshin ën oborrin e shkollës Në lidhje me arsyen e konflikut Qenami thotë se një javë më parë e ka ndaluar kolëgia Domenika Toptani duke i thënë: “Pse më beni shenja pas krahëve të mi”. Aty filloi një debat verbal për arsye banale me këtë, me ofendime. Sipas Qenamit kolegia i ka përmendur bashkejetesën e saj dhe divorcin.
Një javë më pas pasi disa përpjekjesh për të shuar sherrin janë takuar ditën e ngjarjes në lokal për tu sqaruar por që gjërat më pas kanë precipituar. Qenami tregon se sipas saj është kërcënuar nga djali i Domenikës, Alvaro Toptani me fjalët “Ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde, do të të q…. ropt, do të vrasim etj”:
Ndërkohë që mësuesja tjetër Domenika Toptani ka deklaruar se është thirrur nga Elida dhe ajo i ka thënë se “hajde pak merru vesh me kta cubat e mi, e shikon me çfarë jam në tavolinë”. Më pas sipas Totanit ata e kanë kërcënuar me fjalët se “ju varim, ju zhdukim si familje, nuk pyesim për djalin tënd se është i vetëm, nuk na njeh neve jam shef policie”, etj.
Domenika pretendon se është goditur me grushte nga një person që iu prezantua si shef policie. Për këtë çështje është arrestuar në flagrancë për kryerjen e vepres penale të “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, plagosje e lehte kryer në bashkëpunim, prishje e qetësisë publike”, kanosje ” te parashikuar nga nenet 278,89-25, 274 dhe 84 te Kodit Penal, Edmond Faja, i cili në bashkëpunim me Enrik Qenamin, Ndriçim Qefalija dhe Laert Duro jane perfshire ne nje konflikt për motive të dobëta me sende të forta me shtetasit Enea Kovaci, Elton Kasaj, Alvaro Toptani, Domenika Hasan Toptani, Elida Kujtim Qenami. Faja ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë. Të gjithë të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 pistoletë Model 54 te kalibrit 7.62min dhe një pistoletë tjetër të cilën Ndriçim Qefalija dyshohet se e ka hedhur midis shkurreve dhe murit të shkollës. Dyshohet të jetë arma e shërbimit të Qefalijas.