• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI I KRUSHQVE NË TIRANË/ Ja pse babai i nuses plagosi vëllain e dhëndrit
Home
Breaking News

SHERRI I KRUSHQVE NË TIRANË/ Ja pse babai i nuses plagosi vëllain e dhëndrit

30 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e djeshme, dy familje të ardhura nga Kukësi, me banim në Valias të Ri, në marrëdhënie krushqie, janë përfshirë në një konflikt të ashpër, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

Bëhet fjalë për familjen e nuses, me mbiemër Vishaj, dhe familjen e dhëndrit, me mbiemër Dobrushi. Shkak për ngjarjen është bërë dhuna fizike që dhëndri ka ushtruar ndaj nuses e, për rrjedhojë, babai i saj është hakmarrë bashkë me vëllezërit e tij dhe djalin.

Gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur vëllai i dhëndrit nga babai i nuses. Ndërsa janë arrestuar 4 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga të dy familjet. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është Naim Dobrushi, 43 vjeç, i cili është goditur me tytën e pistoletës dhe sende të tjera të forta nga 61-vjeçari Miftar Vishaj, babai i nuses së vëllait. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ARRESTIMET

Shërbimet e Policisë së Komisariatit nr.5 kanë marrë dje një njoftim se në lagjen Valias i Ri po ndodhte një konflikt midis dy familjeve, krushqi, ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit. Patrullat e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Miftar Vishaj, 61 vjeç, banues në Valias të Ri.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistoletë, shtetasin Naim Dobrushi, 43 vjeç, vëllai i dhëndrit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasi Hasan Dobrushi, 40 vjeç, banues në Valias, Kamzë, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes 33-vjeçare, e cila është vajza e autorit të plagosjes.

Policia tha se u ndaluan edhe vëllai i autorit, 63-vjeçari Skënder Vishaj për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe djali i autorit, 28-vjeçari Shpresim Vishaj, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve me inicialet A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

TE ARRESTUAR

  1. Miftar Vishaj, 61 vjeç, autori i plagosjes, babai i nuses
  2. Shpresim Vishaj, 27 vjeç, djali i autorit, vëllai i nuses
  3. Hasan Dobrushi, 40 vjeç, vëllai i të plagosurit, dhëndri i autorit
  4. Skënder Vishaj, 63 vjeç, vëllai i autorit, xhaxhai i nuses

I PLAGOSUR

Naim Dobrushi, 43 vjeç, vëllai i dhëndrit të autorit të ngjarjes

NË KËRKIM

  1. A.V.
  2. D.V.
  3. S.N.
  4. N.D.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPTARËT NJERËZ QË VIJNË NGA MALI"/ Thaçi: BE të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe
Previous article KUJDES/ ​Simptoma në mushkëritë tuaja mund të jetë shenjë e sulmit në zemër

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT