• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRET QË TRONDITËN JUGUN/ Nga “GJAKU LUMË” në Dhërmi, tek vlonjati që tentoi të VRISTE policin… (RASTET)
Home
Breaking News

SHERRET QË TRONDITËN JUGUN/ Nga “GJAKU LUMË” në Dhërmi, tek vlonjati që tentoi të VRISTE policin… (RASTET)

19 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku sërish në bregdet ka pasur të shtëna. Gjithçka ka ndodhur kur 38 vjeçari, Gaqo Gjini nga Vlora, prej kohësh ishte i kërkuar nga policia për tre vepra penale, ka hapur zjarr ndaj policisë dhe ka tentuar të godasë me thikë një efektiv.
Paniku tek pushuesit sa vjen e shtohet pasi vetëm para pak ditësh, një tjetër sherr i rëndë tronditi Dhërmiun. Dy grupe të rinjsh u konfliktuan me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre shtiu me armë duke krijuar terror në disko dhe jo vetëm.

*Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë, ku një person nga shtënë me armë në drejtim të policisë. Mësohet se blutë e Vlorës kishin shkuar për ta arretuar, por ai ka qëlluar me armë ndaj tyre. Sakaq, edhe uniformat blu i janë kundërpërgjigjur.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Siç bëhet me dije, kemi të bëjmë me një person që kërkohet për krime të rënda.

Ai është identifikuar si Gaqo Gjini dhe qëndronte prej kohësh në zonë, në një prej banesave në Radhimë.

Policia ka shkuar për të bërë arrestimin e tij, pasi ka rënë në gjurmët e të shpallurit në kërkim, ndërsa personi në fjalë është përgjigjur me armë, e si pasojë, policia është kundërpërgjigjur.

Shqetësues është fakti i pranisë së turistëve, të cilët janë trembur pa masë.

*”Gjaku lumë” tek disko “Havana” në Dhërmi

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në mesnatë në një lokal ne Dhërmi. Një 23 vjeçar i identifikuar si Emiliano Nina ka qëlluar me pistoletë në drejtim te paditur.

Pamjet nga disko pas konfliktit

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të pub-it ku kanë qenë duke u argëtuar më shumë se 50 persona.

Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se sherri ka ardhur si pasojë e një konflikti midis dy grupeve. Personi që është konfliktuar me Emiljanon quhet Santiago Helmesi.

*******
Ngjarja
Emiljano Nina,  nuk ështe emër i panjohur për policinë pasi ai rezulton i përfshirë në dosjen “Muraga”.
Ai ka qenë i ndaluar si bashkëpunëtor në një vrasje të bujshme në kryeqytet, krim i ndodhur në vitin 2015.

Në fotot e mbërritura në redaksinë e AlpeNews.al, shihen bluzat e gjakosura pas sherrit të përgjakshëm. Mësohet se bluza është e një djali që ka qënë i pranishëm dhe rastësisht është përfshirë në konflikt.
Edhe pse policia deklaroi se nuk kishte të plagosur nga mbrëmja e së dielës, këto pamje tregojnë kundërtën.


*Sarandë, bodyguardi qëllohet me plumb rikoshet

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se është plagosur bodigardi i një diskoje në qytetin jugor. U qëllua  me armë 31-vjeçari Adrian Rako, banues në Konispol, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në diskon “Mango”, në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”, ku ka marrë plumba 31-vjeçari Rako. Në reagimin e saj, policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokalit të njohur ‘Mango’, ku ka qenë një plumb rikoshetë që ka plagosur bodigardin në shpatull.

Menjëherë pas ngjarjes 31-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

*Sherr në diskon e Vlorës, plagosen tre të rinj
Tre persona janë plagosur dhe katër të tjerë janë vënë në pranga pas një sherri që ka zënë fill në një nga diskot e qytetit. Ngjarja ndodhi në një prej diskove që ndodhet në lagjen “4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës.
U arrestuan Arben Xhaferraj 25 vjeç, nga Vlora, Ervin Memi, 25 vjeç, nga Borshi, Klodian Hadëraj 26 vjeç, nga fshati Kotë i Vlorës dhe Ermal Mehmeti 23 vjeç, nga Vlora.

Ngjarja

Alkooli i konsumuar në ambientet e diskos ka bërë që shtetasit Ervin Memi dhe Klodian Hadëraj të përfshihen në një debat me Ermal Mehmetin dhe Arbër Xhaferrajn, si dhe me një adoleshent me inicialet E.P.

Debati nuk është ndalur tek sherri brenda në disko, por të rinjtë, pasi janë nxjerrë jashtë nga shërbimi i sigurisë, kanë vazhduar. Kështu, në grindje e sipër, adoleshenti ka qëlluar me pistoletë në drejtim të personave. Plumbat kanë lënë të plagosur një 29-vjçar me inicialet K.I, një 26-vjçar me inicialet E.B, si dhe një vajzë 25 vjçe, e cila ishte shoqëruar me ta me inicialet L.H.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, Luiz Ejlli bën deklaratën e papritur për femrat: Të gjesh një...
Previous article DIALOGU/ Thaçi pas takimit në Bruksel: Bisedimet me presidentin serb nuk do të jenë të lehta

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT