• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sherret për pronën “I HANË KOKËN” ish-kryeplakut/ Autori pas debatit i shkon në shtëpi dhe… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Sherret për pronën “I HANË KOKËN” ish-kryeplakut/ Autori pas debatit i shkon në shtëpi dhe… (VIDEO)

5 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Konflikt për pronën, qëllon me kallashnikov ish-kryeplakun e fshatit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Rehovë të Skraparit pas një debati mes fqinjësh. Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan, rreth orës 09:40 qëlloi me armë zjarri 60-vjeçarin Jonuz Banaj, pasi mes tyre kishte prej kohësh një konflikt pronësie. Fillimisht, mes dy kryefamiljarëve ka pasur një debat dhe më pas autori, 58-vjeçari Cenaj, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit automatik model 56 dhe ka qëlluar mbi fqinjin e tij, duke e lënë fillimisht të plagosur.

Me ndërhyrjen e shpejtë të të afërmeve të të plagosurit, Jonuz Banaj u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndërroi jetë disa orë më pas, për shkak të plagëve të rënda që mori dhe humbjes së madhe të gjakut. Pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, forcat e Policisë ndërhynë në kohë rekord në fshatin Rehovë dhe pas kontrollit, vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se mes autorit Cenaj dhe viktimës, që kohë më parë ka qenë dhe kryeplak i fshatit, kishte një konflikt të hapur pronësie, të cilin nuk kishin arritur ta zgjidhnin.

Mëngjesin e së martës, kjo temë është hapur sërish prej tyre, duke bërë që situata të përshkallëzohet në përdorimin e armës së zjarrit. Pas debatit të ashpër, Fatmir Cenaj mësohet se ka shkuar për të marrë armën dhe është rikthyer pranë banesës së 60-vjeçarit Banaj për ta qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Pavarësisht se ish-kryeplaku u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ai ndërroi jetë. Pas arrestimit të autorit, i cili tentoi të fshihej, Policia bëri dhe sekuestrimin e armës së krimit.

“Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish-kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes. Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan, ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit, shtetasin J.B, banues në Rehovë, Poliçan. Menjëherë, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që përfundoi me vdekjen e ish-kryeplakut të fshatit Rehovë, Jonuz Banaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Danilo D'Ambrosio, i hapur për rinovimin me Interin
Previous article Ousmane Dembele dështon sërish të tregoj talentin e tij te Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT