• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRET E TË RINJVE NË MES TË QYTETIT/ Nga PLAGOSJA para Bashkisë, tek konflikti për një FEMËR tek… (FOTO)
Home
Ekskluzive

SHERRET E TË RINJVE NË MES TË QYTETIT/ Nga PLAGOSJA para Bashkisë, tek konflikti për një FEMËR tek… (FOTO)

28 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Shumë nga ne mendojnë se bandat kanë në përbërjen e tyre vetëm ato “të frikshëm” që shpeshherë kapen me kokainë apo që ne dosjet e tyre kanë me dhjetëra vrasje.
E megjithatë duket se në Shqipëri, veçanërisht të rinjtë bëhen “kriminelë” të vetes së tyre duke u përzierë në sherre e konfikte që shpesh nuk i takojnë as atyre.
Ndonjëherë nis për një “Përse më sheh”, herë të tjera “molla e sherrit” bëhet një femër, e herë të tjera pista e hetimit është ajo e pazareve të prishura të drogës.
Kjo e fundit duket se ndodhi dhe në rstin e sotëm, aty ku disa persona u konfliktuan me armë zjarri para Bashkisë në Korçë.

Çfarë ndodhi sot:

Pamje nga vendngjarja

Një përplasje me armë ka ndodhur në qendër të Korçës, përpara bashkisë, ky dy perona janë konflikuar me njëri tjetrin.
I plagosur  ka mbetur Erion Hoxhallari që tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal, pasi mori një plumb në dorë.

I riu u qëllua me psitoletë në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ngjarja që shkaktoi panik mes qytetarëve të shumtë u regjistrua përpara bashkisë dhe vetëm 50 metra larg nga komisariati.

Në njoftimin e parë policia theksoi reagimin e shpejtë falë të cilit ka vënë në pranga autorin, por për të nuk bëhet i ditur identiteti dhe disa persona të tjerë të përfshirë. Ndërsa shkakun e konfliktit e klasifikojnë për motive të dobëta.

Burime thonë se janë konfliktet e vjetra mes dy grupeve të dyshuara si të përfshirë në veprimtari të paligjshme. 

Katër lezhjanët zihen me dy gjirokastritët:

Pamje nga sherri
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në mes të qytetit të Gjirokastrës, ku  4 djem të rinj lezhjanë janë konfliktuar fizikisht me 2 gjirokastritë.

Ngjarja masive ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës. Askush nuk ka hyrë t’i ndajë, ndërsa policia, sipas burimeve u vonua në vendngjarje.

Fatmirësisht ngjarja u kufizua vetëm në dhunë fizike dhe nuk pati të plagosur nga sherri.

Sherr për një femër në Tiranë

Një sherr i nisur brenda një lotoje sportive ka përfunduar me krisma armësh.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Astrit’ në Tiranë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të plagosur, por paniku mes banorëve ka qenë i madh.

Sherri ka ndodhur në katin e parë të një pallati në zonën e Astrit, dhe dyshohet se motivi ishte një femër.

Sherr me karrige në Pogradec:

Një sherr me karrige ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Pogradecit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr. 1, ku u përfshinë disa persona. Sherri me karrige dhe shishe nisi pas një konflikti të çastit. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë një person.

Sherr me thika në lokal në Elbasan:

Një sherr mes të rinjve në qytetin e Elbasanit, ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona, A.Q. 19 vjeç dhe F.T., 18 vjeç, banues në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta momentale, në ambientet e brendshme në një lokali, në lagjen “28 Nëntori”.

Dy të plagosurit, shokë me njëri tjetrin, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, ndërsa ky i fundit ka përdorur edhe thikën në përleshje e sipër.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga grupi hetimor, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është 19-vjeçari Q.P. banues në Elbasan, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Rubin Hebaj vishet i kuq, të gjitha detajet e transferimit tek Partizani
Previous article CHAMPIONS CUP/ Super gol në përballjen Benfica - Juventus (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT