Me një bilanc tragjik është mbyllur sherri për pronën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla ,65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, dhe Laert, të dy 31 vjeç.
Autorët e dyshuar të ngjarjes janë identifikuar si Kastriot dhe Afrim Hasalla, 33 vjeç, vëllezër, të cilët qëlluan me çifte në drejtim të kushërinjve të tyre dhe më pas u arratisën! Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë vënë në kërkim të tyre.
Mësohet se kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, ndërsa ngjarja u regjistrua pikërisht në këtë truall.