• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR PËR NJË FJALË GOJE/ I riu GODITET 4 herë me THIKË. Pas ngjarjes, autori… (EMRAT)
Home
Breaking News

SHERR PËR NJË FJALË GOJE/ I riu GODITET 4 herë me THIKË. Pas ngjarjes, autori… (EMRAT)

4 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Konflikt mes dy të rinjve, 20-vjeçari goditet katër herë me thikë pas shpine.

Policia bëri të ditur se një i ri ka mbetur i plagosur të hënën në qytetin e Shkodrës. I plagosur është Niko Podja, 20 vjeç, banues në lagjen “3 heronjtë”, ndërsa autori është identifikuar si Faust Pali, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45 përballë shkollës së mesme profesionale “Kolë Margjini”.

 

 

c4016b93-4683-4337-889f-44595c4098d6

Sipas Policisë, 20- vjeçari u qëllua me thikë disa herë pas një sherri verbal me autorin. Identiteti i këtij të fundit u zbulua vetëm pak minuta pas mbërritjes në vendin e ngjarjes të grupit hetimor. Por, pavarësisht kësaj, forcat e Policisë nuk arritën të bëjnë të mundur arrestimin e Faust Palit, banues në Shkodër.

Ai e la të shtrirë përtokë të riun Niko Podja, ndërsa vetë u largua me shpejtësi. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, e cila transportoi drejt urgjencës 20-vjeçarin. Ai u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas ndihmës së parë mjekësore e kaloi rrezikun për jetën.

Nga burimet spitalore, Niko Podja ka marrë nga autori i dyshuar Faust Pali katër goditje me thikë. Goditjet, sipas mjekëve, i plagosuri i ka në shpinë. Pasi ka bërë skanerin, gjendja e tij shëndetësore është pa komplikacione. Në vendngjarje, menjëherë pas kësaj plagosjeje rreth orës 15:45 të së hënës mbërritën edhe forcat e Policisë. Fillimisht, mësuan për plagosjen e 20-vjeçarit.

db15ad47-de01-4080-a91d-472f6563fba1

Pas veprimeve të para hetimore u arrit të identifikohet autori i plagosjes, Faust Pali. Efektivët nga hetimet e para të bëra kanë mësuar se ngjarja mes të rinjve ka ardhur pas një konflikti të çastit, që ka çuar më pas në plagosjen e të riut. Ende janë të paqarta arsyet e këtij sherri mes tyre që solli plagosjen.

Forcat e Policisë po punojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen. Pas identifikimit të autorit të dyshuar Faust Pali, Policia është vënë në ndjekje të tij. Efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesën e 27-vjeçarit, por nuk është gjetur aty. Në qytetin e Shkodrës në shumë prej rrugëve kyçe që lidhin zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa po punohet edhe në rrugë operative për të siguruar vendndodhjen dhe më pas ndalimin e autorit.

Sipas grupit hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, konflikti mes të rinjve dyshohet se ka ndodhur për një fjalë goje mes tyre, që më pas çoi në plagosjen e 20-vjeçarit. Pritet që oficerët e Policisë të marrin në pyetje dhe vetë të plagosurin për të mësuar diçka më shumë mbi ngjarjen dhe nëse dy të rinjtë kanë pasur konflikt të mëparshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CARDI B NUK HEQ DORË NGA SHQIPTARËT/ Reperi bëhet pjesë e klipit të ri të saj
Previous article I DASHURONI MINI-FUNDET? Ja "formulat" e kombinimit të tyre (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT