• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR NË STUDIO MES VËLLEZËRVE/ Më jep lekët po të them… 23 vjet që mashtron
Home
Breaking News

SHERR NË STUDIO MES VËLLEZËRVE/ Më jep lekët po të them… 23 vjet që mashtron

9 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, solli sot konfliktin midis dy vëllezërve. Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë mosmarrëveshje midis tyre për një shtëpi.

Llazari në studio tregon se Preni e ka mashtruar sepse i kishte premtuar se do i jepte shtëpinë, pasi ai të largohej për në Elbasan. Por nuk ndodhi kështu sepse Preni ja shiti shtëpinë një komshiu. Konflikti thellohet edhe më shumë mes tyre, pasi Preni edhe pse nuk i dha shtëpinë i ka marrë lekët djalit të Llazarit dhe sot në studio ata përballen me njëri –tjetrin.

Komunikimi mes tyre ishte me tone të larta dhe Llazari i kërkon që t’i kthejë lekët që i ka marrë, por nga ana tjetër Preni thotë se ky është një problem që ai e ka me djalin e tij dhe jo me të.

Llazar: Muhabeti zonja Eni nuk është i sotëm, por ka 23 vjet.

Eni Çobani: Kemi që në vitin ’97?

Llazar: Po, më ka mashtruar vëllai se unë isha në atë gjendjen, dobët me 6 kalamaj.

Pren: Nuk ke mashtrim!

Llazar: Po prit o prit, më lër të flas njëherë unë tani.

Pren: Ishte konflikt, jo mashtrim. Qysh qenka mashtrim?

Eni Çobani: Por edhe konflikti, deri diku ka një mashtrim brenda.

Llazar: Më tha ‘vëlla unë do shpërngulem nga fshati do iki në Elbasan, do të lë shtëpinë. Në kohën që do iki do të fut brenda’. Dhe unë me atë kasolle, e prisha.

Pren: O zotëri më dëgjo këtu!

Llazar: Erdhi muhabeti iku, ja shiti tjetrit shtëpinë! Ti mos u nxeh fare.

Pren: Të lutem!

Llazar: Të lutem vëlla, të lutem shumë!

Pren: Kam edhe unë të drejtën time.

Llazar: Kam kaq vite s’të them as mirmëngjes, as mirëmbrëma.

Pren: Nuk është mashtrim ai që thua ti. Ti ke një farë të drejte, por jo aq sa thua ti mashtrim. Zonja Eni, problemi është ky, në ’97 unë do largohesha nga fshati në qytet dhe do ja shisja shtëpinë një komshiu që kam konfikt sot.

Eni Çobani: Kujt do t’ja shisje tani vëllait apo komshiut? Se zotëria thotë vëllait.

Llazar: Ku më foli mua dhe ja dha tjetrit.

Pren: Më dëgjo tani!

Llazar: Ik, se pate frikë po ik!

Pren: Unë vëllait doja t’ja lija shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si në ruajtje?

Pren: 5- 6 muaj!

Eni Çobani: Po ai kishte hall për shtëpi, se jetonte në kasolle.

Pren: Isha në pazar me atë komshiun tjetër!

Eni Çobani: E dinte Llazari këtë?

Pren: Llazari e dinte. Ai nuk e mori dhe pastaj i thashë këtij do vish të rrish ti, se në 5 Tetor do iki poshtë. Ai erdhi nga data 3-4 dhe më tha shtëpinë e marr vetëm unë sepse je në tokën time dhe truallin tim. Edhe vajta i thashë këtij: Unë nga sherri po iki, ti do futesh prapë në sherr?

Llazar: Po si është trualli i atij, me 7501 ishte toka e babit tonë. Ti ja dhe nga frika më duket atij!

Pren: Jo nga frika, se ai tha përveç meje tha nuk e merr njeri shtëpinë.

Llazar: Ai ta bën mirë sot ty!

Pren: Të lutem shumë! Me pjesën tjetër ti s’ke punë!

Llazar: Si s’kam punë unë?

Pren: Se lekët ja kam marrë çunit, s’ti kam marrë ty.

Llazar: Lekët që i ke marrë çunit pse si kthen, ke 23 vjet?

Pren: Zotëri e kam me çunin, s’e kam me ty këtë muhabet.

Llazar: Po çfarë çuni ore? Çuni është i imi! Çuni më thotë në telefon merri xhaxhit lekët.

Eni Çobani: Çuni është i Llazarit!

Pren: Çuni është në moshë, nuk është i vogël,

Llazar: Dëgjo këtu ti, nuk ke faj ti! Kur s’të kapa unë…

Pren: Të lutem shumë!

Llazar: Çfarë të lutem, të lutem?

Pren: Shko atje, nuk merret muhabeti, siç e bën ti!

Llazari: Boll tani se ke 23 vjet që mashtron, bjer lekët po të them, s’më duhet mua se ç’bën ti me atë.

Pren: Ti e ke nga botëkuptimi i keq!

Llazar: Si botëkuptimi i keq?

Pren: Ik tani tek vendi!

Llazar: Më vjen zor se të kam vëlla, por e di ti çfarë do apo jo?

Burimi: tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER-MILAN/ Pas një asist nga Ibrahimovic, Rebic nuk fal me portën bosh (VIDEO)
Previous article NGA MARINA TEK BIETA/ Si u veshën moderatoret këtë dhe ja cila është e preferuara jonë

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT